Të rritesh në Krishtin

Nga Pastor Jack Wellman

Cilat janë shenjat që  po rritesh në Krishtin? Kjo është lista jonë.

I persekutuar prej Ungjillit

Je më i ndjeshëm ndaj mëkatit

Dëshira për të qenë në Trup

Ke uri

I persekutuar prej Ungjillit

Shumë njerëz dekurajohen kur persekutohen se u tregojnë të tjerëve për Lajmin e Mirë, por ky është një tregues i fortë që po bën atë që duhet të bësh sepse Jezusi tha, “Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.” (Gjoni 15:20). Dhe “Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush.” (Gjoni 15:18). Kjo ndodh sepse “nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren. Kujtoni fjalën që ju thashë: “Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti”.” (Gjoni 15:19-20). Nëse je duke bërë gjithmonë e më shumë atë që Krishti bëri, atëherë po rritesh në Krishtin. Nuk mund të jesh si Krishti pa vuajtur si Ai!

Je më i ndjeshëm ndaj mëkatit

Një shenjë tjetër që po rritesh më shumë në Krishtin është që po bëhesh më i ndjeshëm ndaj mëkatit. Kur unë mëkatoj, dhe kjo na ndodh të gjithëve (1 e Gjonit 1:8, 10) – unë mendoj për kryqin dhe çmimin e lartë që Jezusi pagoi për mëkatet e mia. Kjo menjëherë më çon në pendim dhe rrëfim të mëkatit. Ndoshta tashmë ke zbuluar që me kalimin e kohës je bërë gjithmonë e më shumë i ndjeshëm ndaj mëkatit. Unë nuk dua të mbaj llogari të mëdha me mëkate. Unë mendoj që Fryma e Shenjtë më bind më lehtë për mëkat se sa bindesha disa vite më parë. Dëshpërimisht unë dua të jem më shumë si Krishti, dhe kjo më shtyn të jem më shumë siç Jezusi ishte – i shenjtë dhe pa mëkat – por gjithsesi e di që kurrë nuk do të jem i pamëkatë në këtë jetë. Gjithsesi, dëshira imë është të mëkatoj më pak. Nëse edhe ti e dëshiron këtë, atëherë po rritesh afër Krishtit.

Dëshira për të qenë në Trup

Jezusi është Kreu e kishës, dhe Ai është Bariu i Mirë. Unë nuk mungoj shpesh në kishë; por kur mungoj, e ndjej që diçka nuk shkon. Është si një boshllëk në zemrën time.  Kam mall të jem me Trupin e Krishtit, kishën. Dhe kjo duket se është më e fortë nga sa ishte disa vite më parë. Kështu që nëse po rritesh në Krishtin, dëshiron të jesh me Trupin e Krishtit, kishën, që po rritet gjithashtu.

Dëshiron të shërbesh më shumë

Jezusi tha që nuk erdhi t’i shërbenin por të shërbente (Mateu 20:28). Të kujtohet kur Jezusi lau këmbët e dishepujve? Ai lau edhe këmbët e Judës, atij që do ta tradhtonte. Tashmë që Jezusi është lartësuar në dorën e djathtë të Perëndisë, ne duhet të jemi duart, këmbët dhe goja e Jezusit në tokë. Në kishën ku unë jam pastor, kam vënë re një dëshirë në rritje në trup për të shërbyer në zona ku askush nuk po shërben. Këtë do të bënte Krishti. Nëse gjithmonë e më shumë po u shërben të tjerëve në kishë dhe atyre në botë, po rritesh afër Krishtit sepse kjo është ajo që Krishti bëri.

Ke uri

Më duhet ta pranoj, ka ditë kur nuk kam shumë dëshirë të lexoj Biblën. Ndoshta është mishi im apo armiku, por kuptoj që sa më shumë nuk dëshiroj ta lexoj Biblën, aq më shumë kam nevojë ta lexoj atë. Nëse nuk e lexoj sot, mund ta anashkaloj edhe ditën tjetër e kështu me radhë, por kjo do të thotë se po e vdes urie për Bukën e Jetës veten. Lutu nëse kjo të ndodh edhe ty. Unë pas kësaj nuk e zgjata shumë, fillova të kem uri dhe etje për Fjalën e Tij. Lexova nga Dhjata e Vjetër dhe nga Dhjata e re çdo mëngjes. Për mua, nuk ka mëngjes nëse nuk lexoj Biblën. Kam uri për të dhe për ta njohur më shumë Jezusin. Nëse ha, do të kem uri sërish, por Jezusi tha, “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.” (Gjoni 6:35). Nëse ku uri për Fjalën e Tij, me siguri po rritesh më shumë në Krishtin.

Më shumë nga Jezusi

Këtë vit fillova të lexoja katër ungjijtë e Testamentit të Ri, dhe pak nga Testamenti i Vjetër, kështu që në vend se të lexoja nga Mateu te Zbulesa, fillova të lexoja katër Ungjijtë nga fillimi në fund, dhe kur mbarova Gjonin, fillova sërish me Mateun. Do ta bëj këtë gjë gjatë gjithë vitit duke shpresuar që do ta njoh Jezusin dhe mësimet e Tij më shumë. Duke lexuar të katër Ungjijtë, shpresoj të kem një pamje 4 dimensionale të Jezusit. Sa më shumë që di për Jezusin, sa më shumë e dua Jezusin aq më shumë e dëshiroj kthimin e Tij. A po pret me padurim kthimin e tij? A mendon për gëzimin e atij momenti? Nëse është kështu, je duke u rritur më afër Krishtit.

Bën atë që Ai thotë

Ndonjëherë ne jemi kaq shumë të dorëzuar te Fryma e Shenjtë sa bëjmë gjëra për të tjerët, duke u motivuar nga dashuria. Në fakt jemi duke bërë gjërat që Jezusi urdhëroi (Mateu 25:34-39), dhe kjo i jep Atij kënaqësi, sepse për të është  si t’ia bëjmë Atij (Mateu 25:40). Ne e dimë se nuk jemi të shpëtuar prej veprave, por jemi të shpëtuar për vepra të mira, sepse Perëndia na i ka caktuar ne që t’i bëjmë (Efesianëve 2:10), pra kur ta gjesh veten duke praktikuar besimin e pastër edhe pse nuk po e mendon (Jakobi 1:27), po rritesh më afër Krishtit, sepse atë që po bën, po e bën për Të (Mateu 25:40).

Përfundimi

Ne dimë  edhe diçka tjetër në lidhje me rritjen në Krishtin. Është se ardhja e Tij e dytë po afrohet gjithmonë e më shumë në çdo sekondë që kalon. Ai mund të vij në çdo moment, atëherë ne nuk do të kemi nevojë të shkruajmë për të qenit afër me Krishtin…do ta shohim ashtu siç është, që do të thotë se më në fund do mund ta shohim Zotin përballë (Zbulesa 21:3; 22:4)! Kjo është të jesh me Krishtin aq afër sa është e mundur.

Zoti ju bekoftë shumë,

Pastor Jack Wellman

Lexo më shumë: https://radio-7.net/kryqi-yne/

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI