Të përballosh dështimin!

Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh. Jozueu 1:8

Askujt nuk i pëlqen të dështojë; por disa nga mësimet më të rëndësishme në jetë mësohen nëpërmjet dështimit. E vërteta, siç theksoi edhe Rik Warren, është se “jeta e asnjërit prej nesh nuk është një zinxhir i pathyeshëm fitoresh. Të gjithë hasim pengesa…disfata… humbje… dështime.” Kështu funksionon.

Në çdo garë atletike ka fitues dhe humbës. Kështu ndodh në sport, biznes, martesë, dhe jetë. Por ka një të mirë nga dështimi, një frut i dytë le të themi, që është më i ëmbël sesa suksesi fillestar.

Çfarë fitoni nga dështimet?

Së pari, ju njihni më mirë veten. Ju mësoni më shumë rreth vetes në situata dështimi sesa në sukses. Ne njohim një anë të errët të brendësisë tonë, që tregon krenarinë tonë dhe arrogancën. Njerëzit që kanë sukses pas një apo më shumë dështimeve zakonisht janë më të rregullt, më pak arrogantë, më të këndshëm dhe vlerësues. Ata kanë mësuar se suksesi është kompleks, një kombinim faktorësh, kontributeve të të tjerëve dhe mirësisë së Perëndisë që disa e quajnë fat.

Përfitimi i dytë nga dështimi është se ju mësoni se çfarë nuk funksionon. Mundësitë shpesh vijnë të maskuara si dështime—ndoshta një nga arsyet se pse shumë pak njerëz mësojnë nga dështimet. Ilustrimi klasik është ai i Tomas Edison, shpikësi i filmit dhe arritja që e bëri atë  të famshëm, llamba elektrike. Pas 2,000 eksperimenteve duke u përpjekur të prodhonte një glob inkandenshent, ai u pyet se përse nuk hoqi dorë. Ai u përgjigj: “Kam zbuluar 2000 mënyra në të cilat nuk mund të bëhet. Tani do të zbuloj se si mund të bëhet.”

Megjithatë, për të ecur para kërkon një amnezi të caktuar të së kaluarës. Shumë njerëz nuk ngrihen kurrë nga pluhuri i dështimeve të tyre sepse ata nuk mund të harrojnë. Arsyeja kryesore për dështimet e tyre të vazhdueshme është se kujtesa e tyre është shumë e mirë. Nga frika se mos dështojnë përsëri, ata hezitojnë të rrezikojnë ta provojnë përsëri.

Përfitimi i tretë nga dështimi është se ju lejon jut ë lëvizni në një tjetër drejtim. Një miku im u përball me dështimin kur kompania e tij falimentoi, kështu ai mori para hua dhe shkoi dy javë për pushime.  Duke qëndruar në plazh në Hawai, ai po mendonte për dështimin e tij, dhe i erdhi në mendje një plan i ri biznesi, një që në fund pati sukses.

Përfitimi i katërt që vjen nga dështimi është se i shton një dimension tjetër jetës tuaj—një dimension pozitiv që përfshin realitetin se Zoti është i përfshirë në gjithçka që ndodh në jetën tuaj.

Një mendim përmbyllës: Mos harroni kurrë se një fëmijë rrëzohet shumë herë para se të fillojë të ecë.

Sinqerisht, dështimi na mëson shumë më tepër se suksesi. Mendoni rreth kësaj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI