Të ndihmosh duke inkurajuar të tjerët!

Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falėnderoi Perėndinė dhe mori zemėr. Veprat 28:15

Bishopi Anglikan Arthur John Dain ka shkruar “Ne po jetojmë në një kohë, ku njerëzit e Perëndisë kanë nevojë për t’u inkurajuar. Kemi nevojë për inkurajim teksa jemi në botë, në kishë, e në jetët tona. Dekurajimi, është një ndër armët që armiku përdor për të ulur efektivitetin tonë në shërbimin e Krishterë, e për të penguar progresin e dishepujve. Dain kishte të drejtë! Ne po jetojmë në një kohë, ku është e vështirë të shpresosh për një të ardhme më të mirë. E dimë se në botë  nuk po ndodhin gjëra pozitive. Optimizmi duket se nuk gjendet gjëkundi dhe pesimizmi është përhapur  gjithandej. Sa më e madhe është nevoja për inkurajim sot!  Më lejo që të ndaj me ty tre udhëzime për të mësuar se si ta kultivosh zakonin e inkurajimit.

Udhëzimi#1;Sigurohu që të kesh një burim të mjaftueshëm fuqie, në mënyrë që të arrish ta ndash atë  me dikë tjetër. Në këtë pikë, dështojnë pjesa më e madhe e njerëzve. Si mund ta inkurajojmë dikë tjetër, kur ne vetë kemi nevojë që dikush të na inkurajojë?  Duhet t’i kuptojmë ashtu siç duhet zemrat tona. Gjej tek Zoti të gjithë burimin e inkurajimit. Duhet të jesh i sigurt se është më mirë që të humbasësh në një çështje që në fund do të triumfojë, se sa të triumfosh në një çështje e cila në fund do të dështojë. Për të qenë një inkurajim për një person tjetër, duhet të besosh në rezultatin përfundimtar të asaj që po pret të arrish.

Udhëzimi #2: Nëse dëshiron që të jesh një person inkurajues, atëherë përpiqu që të shohësh më të mirën tek njerëzit.  Falenderoj Zotin për atë zemër bujare, që arrin të shohë përtej skepticizmit dhe dyshimit dhe që kërkon vërtetësinë dhe sinqeritetin. Kur unë mendoj për këto virtyte, ndër mend më kalon një burrë që ka jetuar në shekullin e parë. Në ditët e tij ai njihej si Barnaba, ose Bir i Ngushëllimit, ose Biri i Inkurajimit. Kur Sauli,  përndjekës   fanatik i besimit, u konvertua, pjesa më e madhe e njerëzve ishin dyshues.  Ai ishte i njohur si vrasës dhe si keqbërës. Kush do të besonte se ky ndryshim do të ishte i sinqertë? Barnaba ishte kaq i bindur, sa që ai e kërkoi këtë ish përndjekës së besimit dhe e çoi  atë në kishë në Jeruzalem.

Reagimi ndaj konvertimit të Saulit, nuk ishte i ndryshëm prej reagimit të ditëve moderne,  ndaj konvertimit të një njeriu, emri i së cilit  më parë ishte i lidhur me “ Skandalin e Watergate”.   Chuck Colson, ishte një njeri i cili është thënë se do të shkelte edhe mbi njerëzit e tij më të afërt për çështje partiake. Kush do të besonte se ai do të  fliste mbi Jezus Krishtin me seriozitet të madh? Në librin e tij “ I rilindur”, Chuck Colson na tregon për një eksperiencë, pasi ai u takua me Krishtin. Ai u përball me Harold Hughes, një burrë që më parë e konsideronte  të ishte një ndër armiqtë e tij më të hidhur.

Kur Colson i foli për konvertimin e tij, Hughes e përqafoi dhe i tha, “ Chuck,ajo që the më mjafton!  Unë të besoj ty!”  Ai e pranoi atë plotësisht  si një vëlla.  Dy burra që kishin qenë armiq politikë, u bashkuan prej besimit të përbashkët. Në ditët dhe muajt e trazuar që pasuan,  Senatori Harold Hughes, ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për rishtarin e Krishterë. Çfarë shembulli i vërtetë për të parë më të mirën tek të tjerët!

Udhëzimi#3; Për të kultivuar zakonin e inkurajimit, largoji sytë nga problemet e tua dhe shko të ndihmosh dikë që ka nevojë. Kjo ndoshta, është gjëja më e rëndësishme nga të gjitha. Inkurajimi nuk është diçka që praktikohet. Është diçka që vjen së brendshmi. Edhe përse mund të mos jesh një person inkurajues  tani, mund të jesh në të ardhmen. Kultivoje këtë zakon. Mund të jetë shumë e rëndësishme për dikë që të mund të kontaktoj me ty sot. Shko tek  Fjala dhe lejo Zotin që të jetë inkurajuesi yt,  pastaj shko tek dikush dhe përçoje këtë inkurajim. Duke bërë këtë, ju do të inkurajoni njëri-tjetrin.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI