Të mbushur me paqe dhe gëzim!

Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqeje në besim (përmes përvojës suaj në besim), që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë. – Romakëve 15:13

Disa vite më parë, kalova një periudhë kohë të vështirë, nuk kisha gëzim dhe as paqe në jetë. Sa herë që bëja një gabim, isha gati të ndëshkoja veten, e inatosur që nuk mund të isha “e krishtera e përsosur.”

Një ditë, po lexoja Romakëve 15:13Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqeje në besim…Vetëm kaq. E kuptova!

Kuptova që isha zhytur në dyshim dhe mosbesim, duke lejuar të ligun të më torturojë me negativitet, inat dhe padurim. Në këtë proces, kisha harruar që besimi në Perëndinë dhe Fjalën e Tij, sjell paqe dhe shpresë, mposht çdo dobësi.

Fjala e Perëndisë më dha përgjigjen. Jezusi më donte kaq shumë sa jo vetëm që harroi gjithë mëkatin tim të së shkuarës por gjithashtu më fali për ato momente dobësie që do të dështoja në të ardhmen. Nuk kam përse të lejoj Satanin të vijë fshehurazi me pyetje apo mosbesim. As ju nuk keni përse ta lejoni.

Mbani mend që paqja, shpresa dhe gëzimi janë përpara jush. Shkoni në Fjalën e Perëndisë dhe lejoni t’ju trazojë besimin tuaj.

Lutje

Zot, sa herë që filloj të besoj gënjeshtrat e armikut, më kujto të vërtetën e Fjalës Tënde. Duke besuar në Ty, unë marr paqe dhe gëzim sot.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI