Të mos kapemi pas problemeve!

Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim. Jobi 13:15

Kjo është historia e një alpinisti i cili rrëshqiti dhe ra  nga një shkëmb, por duke rënë, u kap pas rrënjëve të një peme dhe u mbajt aty për të shpëtuar jetën. Duke parë poshtë tij, ai pa një lartësi të madhe prej disa kilometrash. Ai thirri për ndihmë por askush nuk erdhi. Në fund ai thirri: “Zot më ndihmo!” Dhe pastaj dëgjoi një zë që tha: “Thjesht hidhu, Unë do të të kap,” por duke pare përreth ai nuk shihte askënd dhe duke mos e pëlqyer këtë alternative thirri përsëri: “A është dikush aty?”

Ne mund të nënqeshim, por shumë njerëz jetojnë në këtë mënyrë. Kur atyre nuk iu pëlqen drejtimi i Perëndisë, ata kërkojnë shpejt një alternativë. Jeta në besim është një jetë bindjeje dhe përkushtimi pa kushte. Pesë udhëzime të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të liroheni nga një problem, kur ju ndiheni sikur duhet të mbaheni pas tij:

1) Mësoni rreth natyrës dhe karakterit të Perëndisë. Habitem gjithmonë me konceptin e gabuar që njerëzit kanë për Perëndinë. Ai nuk është një polic, apo një plak i vjetër i cili do të donte t’ju ndihmonte por nuk ka fuqi mjaftueshëm. Zoti është Zot, dhe pavarësisht se ati juaj tokësor mund t’ju ketë zhgënjyer, ju nuk mund të takoni kurrë mjaftueshëm një person i cili mund të thotë sinqerisht: “Perëndia më braktisi, Ai më zhgënjeu!”

2) Bëhuni një studiues i Biblës. Të lexosh libra të mire rreth natyrës dhe karakterit të Perëndisë, është një gjë e mirë, por asgjë nuk mund ta zëvendësojë leximin e vetë Biblës.

3) Kuptoni se besimi është një çështje rritjeje. Unë nuk do të fluturoja me një pilot që nuk ka fluturuar ndonjëherë. Unë nuk do të shkoja tek një doktor që e ka marrë diplomën me lekë. Unë nuk do të kisha besim tek një avokat që nuk është diplomuar në universitetin e drejtësisë, dhe derisa ju të njihni se Perëndia është i mirë, ju nuk do t’i besoni Atij jetën dhe të ardhmen tuaj.

Sa më shumë që ju e shihni dorën e Perëndisë në jetën tuaj aq më e lehtë do të jetë që t’i besoni Atij plotësisht. Duke folur me burra dhe gra që kanë ecur me Perëndinë për shumë vite, ju mund të mësoni se si Perëndia i ka ndihmuar ata dhe do t’ju ndihmojë edhe ju gjithashtu.

Ne kemi nevojë për qëndrimin e një djaloshi të ri që sapo ishte kthyer tek Jezusi nga një jetë me drogë dhe rebelim. Megjithatë, djaloshi, nuk ishte i gatshëm për të punuar, kur një i njohur hapi Testamentin e Ri dhe i tregoi një pasazh nga 2 Thesalonikasve, ku Pali thotë: “Nëse nuk punoni nuk do të hani.” Kur zbuloi se ky ishte plani i Perëndisë për jetën e tij, djaloshi i ri u përgjigj: “Epo, në qoftë se është në Bibël, është për mua!” Ky është lloji i përkushtimit që na lejon të rritemi shpirtërisht.

4) Kuptoni se jeta në bindje është një proces që zhvillohet hap pas hapi. Kur isha i ri, një miku im më dha një këshillë të mirë kur më tha: “Vullneti i Perëndisë është si një elektrik në një birucë, ai nuk  ndriçon çdo cep përreth, ai thjesht bën dritë për hapin e radhës.”  Shumë e vërtetë! Mos u shqetësoni se çfarë do të ndodhë pas pesë vjetësh, apo edhe muajin tjetër. Çfarë do Zoti që të bëni sot? Bëjeni dhe besojini Atij për hapin e radhës.

Së fundmi, duhet të kuptoni se kërkesa e Perëndisë për t’iu bindur Atij vjen së bashku me përkushtimin e Tij për t’ju mbrojtur dhe për të siguruar për ju. Duke pasur një siguri të tillë, si guxojmë të kërkojmë më shumë?! Mendoheni këtë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI