Të kujdesemi për njëri – tjetrin!

A e dini se sa herë është përdorur fraza “njëri-tjetri” në Bibël? Ndoshta do të habiteni po t’ju them se është përdorur 448 herë—të paktën në versionin King James! Pothuajse gjysma e tyre, ose 214 herë, është përdorur në Dhiatën e Re. Për shembull, jo më pak se 16 herë në Dhiatën e Re na është thënë “Duajeni njëri-tjetrin”.

Por shumëllojshmëria e urdhërimeve është e mahnitshme. Na është thënë t’i nënshtrohemi njëri-tjetrit, t’a pranojmë njëri-tjetrin, t’i flasim të vërtetën njëri-tjetrit, të sillemi mirë, të falim dhe të mësojmë njëri-tjetrin, të ngushëllojmë njëri-tjetrin, të rrëfejmë gabimet tona, të kemi dhembshuri dhe të shërbejmë me njëri-tjetrin, për të qenë në paqe me njëri-tjetrin, për të pasur vazhdimisht miqësi me njëri-tjetrin. Nëse nuk do të kishte urdhërime të tjera në Bibël, do të na mjaftonin gjithë jetën  urdhërimet që kanë të bëjnë për “njëri-tjetrin”.

Siç e shikoni Perëndia kujdeset shumë për marrëdhëniet tona. “Jemi gjymtyrë të një trupi  të vetëm dhe i përkasim njëri-tjetrit”, thotë apostulli Pal te 1 Korintasve 12:12 . Pali vazhdon: “Trupi ynë ka shumë gjymtyrë dhe Perëndia i ka vendosur secilën gjymtyrë aty ku dëshiron. Sa i çuditshëm do të dukej trupi  nëse do të ishte një gjymtyrë e vetme! Syri nuk mund t’i thotë kurrë dorës: “Nuk kam nevojë për ty”. Koka nuk mund ti thotë këmbës: “ Nuk kam nevojë për ty”.  Të gjithë jemi trupi i Krishtit dhe secili nga ne është një prej gjymtyrëve.”

Kjo pikpamje e të qenurit të gjithë pjesë e një trupi  të vetëm përshtatet shumë po të mendoni për urdhërimet që kanë të bëjnë me “njëri-tjetrin”. Pra, le të tregojmë kujdes për njëri-tjetrin. Le të jemi të ndjeshëm ndaj nevojave të atyre përreth nesh, dhe të jemi një dorë ndihmëse për ta. Le të bëjmë gjithçka mundemi për të forcuar njëri-tjetrin për çdo ditë të jetës sonë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI