Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë e krijoi.- Zanafilla 1:27
Në një takim në rrugë që u mbajt nga grupi Salvation Army, një djalosh që ishte bateristi i grupit reflektoi mbi të shkuarën e tij dhe se si kishte ndryshuar. Ai tha: “Para se unë të kthehesha në besim pija shumë, por tani nuk pi më. Para se të kthehesha në besim, unë mallkoja shumë, por nuk mallkoj më. Para se të konvertohesha, unë i qepesha femrave, por nuk e bëj më këtë.” Pastaj, ai shtoi: “Qëkur jam kthyer në besim, gjithçka që unë bëj është të qëndroj në këtë qoshe rruge dhe t’i bie kësaj baterie të vjetër.”
Shumë njerëz, si para dhe pas kthimit në besim, janë si ky djalosh i ri i cili reflektoi se gjithçka që ai bën është t’i bjerë asaj baterie. Ndryshe mund ta përkthejmë si: “Ngrihu, shko në punë, vjen në shtëpi i lodhur dhe nis ditën sërish.
“Jeto, dashuro, dhe gëzohu”, është motoja në një poster, por për ta bërë këtë duhet të kuptojmë se për çfarë është jeta, të kemi një qëllim. Pra cili është qëllimi i jetës tuaj? Thjesht t’i bini baterisë së vjetër ditë pas dite, apo ka më shumë?
Francis Schaeffer, një apostull për intelektualët, shkroi: “Njeriu, i krijuar sipas imazhit të Perëndisë, ka një qëllim, të ketë një marrëdhënie me Perëndinë. Njeriu e harron qëllimin e tij dhe kështu ai harron se kush është dhe çfarë kuptimi ka jeta.” Dhe kur harron, fillon të mendosh se jeta është si një arkivol, një rutinë pa fund dhe pa kuptim e punës.
Bibla thotë se jeni krijuar sipas imazhit të Perëndisë. Kjo i jep jetës kuptim dhe qëllim, dhe përtej kësaj thotë se Perëndia ka një plan për jetën tuaj, e cila largon pasigurinë se ku jeni duke shkuar dhe si të shkoni atje. Pasja e një qëllimi për jetën fillon me një marrëdhënie me Perëndinë, rigjetja e një qëllimi që humbi kur mëkati hyri në botë. Pa Perëndinë ju jeni si një pilot aeroplani i cili ka humbur komunikimin me kullën, si një udhëtar në stuhi që nuk mund të shohë ku po shkon, dhe si një i moshuar me alzaimer i cili nuk mund të kujtojë se ku jeton. Ju keni humbur kontaktin me Perëndinë, prandaj jeta duket pa qëllim, si një anije pa kapiten, dhe si një udhëtim pa destinacion.
Pra si mund të keni një marrëdhënie me Perëndinë? Hapi i pare është të kuptoni se ju keni nevojë për këtë marrëdhënie. Bibla thotë se ne të gjithë kemi humbur, si dele pa bari. Shumica prej nesh e pranojnë se kemi humbur rrugën drejt qëllimit dhe përmbushjes në jetë, prandaj pa humbur kohë themi: “Po, kjo është ajo që kam nevojë.”
Hapi i dytë është të kuptojmë se Perëndia dërgoi Birin e Tij për të rindërtuar këtë marrëdhënie dhe për të na treguar rrugën. Prandaj kur ju e lejoni atë të jetë Zoti dhe Shpëtimtari juaj, ju lidheni me Perëndinë. Duke iu përgjigjur dishepujve Jezusi tha: “Kush më ka parë mua, ka parë Atin; si vallë po thua: “Na e trego Atin?’” (Gjoni 14:9).
Hapi tjetër është të zbuloni se si do Perëndia që të jetoni, planet dhe udhëzimet e Tij për qëllim dhe përmbushje. Ju e gjeni këtë në faqet e Biblës, një libër i vjetër mbi jetesën.
Ardhja në shtëpi tek Ati e lejon Atë t’ju jape ju udhëzime që ju të mund të jetoni, dashuroni, dhe gëzoheni. Kjo është e vetmja mënyrë që këto gjëra të ndodhin vërtetë.