Të falënderojmë për bukën e përditshme!

Para se të fillonim të hanim vaktin e radhës së bashku, im atë uli kokën. Ende më tingëllon në vesh zëri i tij të fortë kur u lut:

Për gjërat që na pëlqejnë të hamë,

Për ushqimin, dhuratën Tënde të çmuar,

Ne të falënderojmë sot, Zot,

Sepse Ti je i dashur dhe i mirë.

Amen.

Ai ishte 88 vjeç dhe ende bënte lutjen që më kishte mësuar mua kur isha e vogël. Ne e thoshim atë lutje me zë si familje, një lutje mirënjohjeje për dhuratën e çmuar të Perëndisë, që është ushqimi. Së fundmi unë jam hasur me librin prej nga është marrë lutja dhe më janë rikthyer shumë kujtime.

Megjithëse nuk lutem më saktësisht kështu, papritur kam kuptuar se sa shumë herë vazhdoj ta falënderoj Zotin për ushqimin që vërtetë më pëlqen të ha. Ne udhëtojmë shumë, dhe kur udhëtojmë, hamë ushqime të pazakonta, kryesisht të mira, por të çuditshme në shije. Në kohë të tilla, pasi kthehem në shtëpi, nga zemra më buron kjo lutje: “Të falënderoj, Zot, për ushqimin që më pëlqen të ha. Ka shije aq të mirë. Faleminderit.”

Mbase ju hani shpesh ushqime të mira, nga kuzhinierë të zotë që përgatisin pjata të shijshme, në restorante me pesë yje. Mbase ushqimi juaj është fare i thjeshtë, patate ose oriz dhe pak mish me perime. Ka gjasa të bini dakord me mua që shpeshherë, ushqimi më i mirë dhe më i shijshëm është ushqimi i thjeshtë. Sidoqoftë, i gjithë ushqimi ynë është dhuratë nga Zoti i Cili siguron për ne sepse na do dhe kujdeset për ne. Ndaj, mendoj se së bashku me mua, të ulni kokat tani dhe të themi atë lutje të thjeshtë të fëmijërisë:

Për gjërat që na pëlqejnë të hamë,

Për ushqimin, dhuratën Tënde të çmuar,

Ne të falënderojmë sot, Zot,

Sepse Ti je i dashur dhe i mirë.

Amen.

Psalmisti tha që Perëndia “ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja” (Psalmi 103:5) Mos harroni ta falënderoni Zotin. Për çfarë e falënderojmë Perëndinë sot?       

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI