Të dish se të duan

Të gjithë kanë ditë kur kanë nevojë që të afirmojnë idenë që janë të dashur nga të tjerët. Kjo mund të vijë si pasojë e një humbje, ose sepse për momentin nuk kanë një person ku të mbështeten.  Ose ndoshta thjesht kanë kaluar një ditë të keqe. Kur ndodh kjo, nuk ka asgjë të keqe që të ndihesh se ke nevojë që dikush të rikujtojë se je i dashur. Dashuria është thelbësore  për ekzistencën njerëzore,dhe gjithsecili që ka dashur ndonjëherë, mund të dëshmojë se nuk ka asnjë dobësi në dashuri.  Kjo ndjesi  kërkon më shumë fuqi se çfarëdolloj ndjesie në botë.

Gjithkush ka ditë ku ndihet i vetmuar, ose i padashur. Këto momente mund të vijnë pas një zënke me një person të dashur, ose pasi po kaloni në një zonë të re të jetës suaj. Kur të ndodhë kjo, mund t’ju duhet një kujtesë që njerëzit kujdesen për ju. Kjo nevojë është plotësisht e natyrshme dhe normale. Qeniet njerëzore janë krijesa shoqërore. Pa familjen tuaj të madhe,  fisin, klanin, apo çfarëdo që të  dëshironi ta thërrisni grupin e njerëzve me të cilët jeni më afër, ju nuk do të ishit  një person i shëndetshëm mendërisht.

Nevoja e lindur për dashuri është e dukshme . Mjafton të shohim atë që ndodh me njerëzit që konsumohen nga ideja që nuk janë të dashur. Ata bien në depresion. Në fakt, vetmia dhe ndjenja e izolimit janë disa prej shkaqeve kryesore për depresion. Kjo nevojë për shoqëri, dhembshuri dhe kujdes është gjithashtu arsyeja që izolimi në vetmi, mund të bëhet shkak për një fatkeqësi serioze për një person.

Pa marrë parasysh se sa i pavarur ju pëlqen të besoni se jeni, ende, realiteti i studimeve biologjike tregon se keni nevojë për njerëz të tjerë. Fatmirësisht, shumica e njerëzve tashmë e dinë këtë për veten e tyre. Ata e dinë se kanë nevojë për njerëz të tjerë dhe kështu nuk habiten kur pas një zënke ose një lëvizjeje diku tjetër, ata duan të  sigurohen se janë të dashur. Do të flasim për  katër mënyra për të  kujtuar veten se jeni të dashur.

Lexo Biblën

Largoje telefonin dhe mjaft kërkove që të ndiesh i/ e dashur në Facebook. Në vend të kësaj, merr dhe lexo Biblën. Gjej vargje që flasin për dashurinë e Perëndisë dhe merr pak minuta të  kuptosh se Ai të do ty, edhe pse jeta duket se e  vështirë. Perëndia ka një plan të mrekullueshëm për të gjithë ata që i besojnë emrit të Tij. Gjej forcë në fjalën e Tij dhe mbahu në premtimet e Tij, gjej gëzim në praninë e Tij. Zoti yt do të drejtojë të gjitha rrugët e tua dhe do të të japë një të ardhme të përjetshme plot gëzim.

Lexo shënime të vjetra

Nëse je i martuar, ndoshta ke të paktën një shënim të ëmbël nga bashkëshortja apo bashkëshorti yt. Ose nga një person tjetër i afërt. Ky shënim mund të jetë një letër e vjetër e shkruar nga babai, për ditëlindjen tuaj. Mund të jetë një shkëmbim i këndshëm  mesazhesh mes teje dhe vëllait apo motrës suaj. Mund të jetë edhe një shkëmbim teksti aq i thjeshtë sa “Të dua shumë !” “Natën e mirë ! “Këto shënime të vogla janë një kujtesë ,se familja dhe miqtë tuaj kujdesen për ju. Një tjetër mënyrë është që e-mailet apo mesazhet që janë të veçanta t’i ruani diku në një dosje me vete në kompjuterin tuaj.

Rishiko foto te vjetra

Fotografitë janë njësoj si një dritare që na lejojnë të shohim të shkuarën. Ato mund të kenë mbërthyer imazhe që tregojnë emocione të mrekullueshme që kemi kaluar dhe kur i shohim na kthejnë sërish në kohë, pikërisht në atë çast kur kjo foto është shkrepur.  Fotografitë gjithashtu  mund të bëjnë që ne të na kujtohen detaje apo ngjarje që nëse ato nuk do të ishin do t’i kishim harruar.Po ashtu si shënimet e vjetra edhe fotot e vjetra,  janë një mënyrë e mirë për t’i rikujtuar vetes se je i dashur.  Një foto e juaja me një person që  të dashur të rikujton që je i dashur nga të tjerët dhe kjo mund të jetë një provë e dukshme e dashur dhe e momenteve të veçanta që ke kaluar.

Telefono dikë që e do shumë

Ndonjëherë të rikujtosh momentet e dashurisë  nuk janë të mjaftueshme që të ecësh përpara. Kur kjo ndodh, një nga mënyrat më të mira që t’i rikujtosh vetes tënde se të tjerët të duan, është të telefonosh dikë që është I dashur për ty. Mund të jetë motra, nëna jote, bashkëshorti yt, apo miku yt më i mirë. Kur dëgjon një zë I cili është familjar për ty, mund të kthejë edhe një ditë të tmerrshme e ta bëj të bukur. Kur ti telefonon këtë person, mund t’I shprehësh menjëherë se ndihesh vetëm dhe të duket sikur askush nuk të do, ose nise bisedën duke I thënë qartë se të mungon.  Gjëja e parë që personi do të thotë, edhe unë të dua shumë. Kjo shumë shpesh është mjaft që të ndiesh se po e konfirmon dashurinë.  Të përshkruash menjëherë atë që ndien është më mirë se të flasësh me të  ndoshta me orë të tëra pa e thënë thelbin e asaj që do të ndash me këtë njeri.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI