“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .” Luka 5:5
Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për këtë mund të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra.
Ndoshta ai ka provuar edhe takëmet më të mira të peshkimit. Ka hedhur karremin dhe e ka çuar atë thellë nën ujë. Ai shpreson se një peshk i madh ka për ta kapur. Në fund thotë “ Nuk ka asgjë këtu! Absolutisht asgjë!
Ndaj, nëse dikush i thotë, “ Provoje edhe njëherë,” ai mendon. “ Provoje vetë më mirë. Po humbas kohën kot. Nuk ka peshq këtu.”
Kjo është ajo çfarë ndodhi një herë me Jezusin dhe me dishepujt e tij. Ata kishin peshkuar gjithë natën dhe nuk kishin kapur asgjë. Këta nuk ishin thjesht turistë, që kishin dalë të peshkonin në liqen për sport. Ata kishin lindur në një fshat ku kishte liqen dhe peshkonin gjashtë ditë të javës.
Ata njihnin mirë çdo pikë ku mund të peshkohej në Galile. Kur Jezusi u kërkoi që ta çonin varkën në ujëra të thellë dhe të lëshonin sërish rrjetat, ata u përballen më dilemën, “ A duhet të bindemi dhe të shkojmë atje ku na thotë? A duhet të hedhim poshtë të gjithë eksperiencën dhe njohuritë tona që na thonë se kjo është një humbje kohe? “ Besimi i tyre po përballej me diçka që tingëllonte absurde. Vetëm Zoti mund të bënte që diçka e tillë të ndodhte. Natyrorja dhe e mbinatyrshmja po përballeshin me njëra-tjetrën.
Pjetri u përgjigj, “Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.
Çdo gjë varej nga një fjalë- por, ose sidoqoftë. Me këtë fjalë ai tregoi se pranoi të kthehet. Edhe pse duket e pamundur, Pjetri i hap rrugën besimit. Ata presin që të ndodhë diçka mbinatyrore.
Situata me të cilën po përballeshin Pjetri dhe dishepujt, ndodh edhe sot. Do të përballesh me të, nëse ende nuk e ke provuar. Rrethanat do të thonë “ Nuk ka shpresë” e megjithatë akoma Fjala e Zotit thotë se Jezus Krishti ishte i njëjti, dje, sot dhe gjithmonë. Besimi thotë, “ Perëndia mundet,” e zhgënjimi thotë, “ Kam bërë gjithçka.”
Pjetri thotë “Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën,”
Të dish atë që Zoti ka premtuar, të ndihmon që t’i besosh Atij kur rrethanat natyrore janë të errëta. Fjala “sidoqoftë” , do të thotë se nuk do të merresh më me stuhinë, por se do të shikosh drejt qiellit.
E çfarë ndodhi kur Pjetri dhe miqtë e tij hodhën rrjetën? Ja se çfarë ka treguar Luka “ Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta” Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t`i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin” ( Luka 5:6-7)
Kjo është ajo që ne të gjithë do të donim- një përgjigje të menjëhershme për gjithçka që ne kërkojmë ose për të cilën shpresojmë. Ndonjëherë ajo që duhet të bësh është të kapesh pas besimit e të vazhdosh të ecësh me kokën lart. Beso se Ai që është Zoti i erës dhe i ujit, është gjithashtu Zoti i rrethanave të tua dhe stuhive të errëta me të cilat po përballesh. Kështu ti mund të thuash “Sidoqoftë, unë do t’i besoj fjalës tënde, Perëndi.”