A ndihesh se produktiviteti të ka rënë për shkak se je duke punuar në zyrë ndërkohë që jashtë shkëlqen dielli dhe ditët janë të mrekullueshme? Të qëndrosh i motivuar në punë përgjatë verës ka qenë gjithmonë një sfidë.
Kur koha është e mrekullueshme jashtë, është shumë e lehtë që të ndihesh keq nëse je ulur nën dritat e zyrës përballë kompjuterit tënd. Sidomos kur të gjithë të tjerët janë me pushime. Le të shohim se cilat janë disa nga alternativat që mund të na bëjnë të qëndrojmë të fokusuar.
- Vazhdo të vishesh si një profesionist.
Nëse nuk vishesh në nivelin e duhur kur vjen vera, nuk ndihesh se po bëhesh gati për punë. Ndaj duhen veshje të lehta, por të përshtatshme për zyrë . kur dukesh profesional do të fillosh edhe të ndihesh i tillë. Kështu do të duket edhe më e thjeshtë e gjithë puna që ke për të bërë.
- Dil jashtë
Studimet na tregojnë se sikur 5 minuta shkëputje do të na bënte të ndiheshim shumë mirë. Në vend që të qëndrosh në zyrë apo korridor, dil pak jashtë. Gjatë pushimit të drekës mund të ecësh pak apo të ulesh diku jashtë zyrës. Mund ta bësh këtë së bashku me një koleg. Do të rikthehesh më i freskët dhe më i gatshëm për të punuar.
- Fillo punën më herët dhe largohu më herët.
Kjo bëhet vetëm në rastin kur mund të arrish në një marrëveshje me shefin tënd. Nëse mundesh, atëherë ofroi që të shkosh një orë përpara në punë dhe kështu mund të largohesh një orë më përpara se zakonisht gjatë verës.
- Planifiko aktivitete për qejf.
Planifiko që të ecësh përgjatë bregdetit, ose të shkosh në pishina pas pune, së bashku me familjen dhe miqtë e tu. Kur ke diçka të këndshme për të bërë më vonë, motivohesh që ta bësh punën më herët, në mënyrë që të kënaqesh duke shpenzuar kohën jashtë.
- Kujdes nga dehidratimi
Mos u dehidrato. Mos konsumo pije me kafeinë, në vend të kësaj zgjidh të pish ujë. Ne djersimë me shumë kur jashtë është nxehtë dhe ka lagështirë. Të qëndrosh i hidratuar të ndihmon që të kesh energji dhe pozitivitet.
- Bëj një listë të kohës tënde
Bëj një listë të gjithë gjërave që të duhet të bësh për çdo ditë. Vendos prioritete në këtë listë dhe vendos gjithashtu një afat kohor për çdo detyrë. Nëse ke një axhendë përpara , kjo do të ndihmojë që të jesh më i përqendruar në punë.
- Largo shpërqendrimet
Mos vazhdo që të kontrollosh mediat sociale, sidomos kur e di që miqtë e tu kanë filluar të hedhin fotot që kanë bërë në bregdet apo kur kanë qenë me pushime. Edhe nëse je vazhdimisht përballë një dritare me pamje shumë të bukur, mundohu që të ulesh me fytyrë nga muri.
- Planifiko një udhëtim
Nëse ende nuk ke bërë një plan pushimesh për veten, çfarë po të pengon akoma? Planifiko që të paktën të marrësh një javë pushime, në mënyrë që të shkëputesh mendimet e tua nga puna dhe të rifreskohesh.