Populli u gëzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bërë këto oferta Zotit me gjithë zemër; edhe mbreti David u gëzua shumë.– 1 e Kronikave 29 : 9
Në ditët e sotme nuk është e lehtë të jesh i ri. Të varesh plotësisht tek rroga jote, të stresohesh nga gjëndja e botës dhe të kërkosh kuptimin e jetës, e ardhmja duket me të vërtetë e zymtë.
Pothuajse 1000 vjet para Krishtit, ishte një një prind i cili shikonte të ardhmen e frikshme me të cilën do përballej i biri; ndaj këshillat që ai i dha kanë vlejtur dhe vlejnë edhe sot. Solomoni u zgjodh të zëvëndësonte të atin, si mbret dhe puna që e priste ishte epike. Ndaj Mbreti David i tha: “Salomoni, biri im, i vetmi që Perëndia ka zgjedhur, është akoma i ri dhe i pa përvojë, ndërsa vepra është e madhe, sepse ky pallat nuk i është caktuar një njeriu, por Zotit Perëndi.” (1 Kronikave 29:1).
Davidi hartoi plane për punën fizike që duhej bërë. Por këshillat që ai kishte për birin e tij u fokusuan në atë që kishte më shumë rëndësi. “Salomon, biri im”, e këshilloi Davidi, “Mëso ta njohësh nga afër Perëndinë e paraardhësve të tu. Adhuroje Atë dhe shërbeji me gjithë zemrën dhe mendjen tënde. Sepse Zoti sheh çdo zemër dhe njeh çdo plan dhe mendim. Nëse e kërkon, do ta gjesh. Por nëse e braktis, Ai do të të refuzojë përgjithmonë. Ndaj, merre seriozisht” (1 Kronikave 29:9). Davidi e inkurajoi gjithashtu Salomonin: “Ji i fortë dhe trim, përvishju punës, mos ki frikë dhe mos u trondit, sepse Zoti Perëndi, Perëndia im, do të jetë me ty. Ai nuk do të lërë dhe nuk do të braktisë deri sa të mbarosh tërë punën për shërbimin e shtëpisë të Zotit. (1 Kronikave 28:20).
Njerëzit e çdo lloj moshe mund të inkurajohen nga këshillat e Davidit. Pavarësisht se çfarë rrethanash dekurajuese kemi para, le ta njohim më nga afër Perëndinë e Biblës dhe të qëndrojmë me Të. Ai e di se çfarë do të ndodhë dhe nuk do të lërë dhe nuk do të braktisë asnjë brez.