Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë. Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë. Ja se si lutet ai: “Dhe për këtë lutem që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri dhe në çdo dallim, ë të dalloni gjërat më të mira dhe të mund të jeni të pastër dhe panjollë për ditën e Krishtit, të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jezu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.”
Le të lutemi kështu, për njerëzit që na rrethojnë. Në mendje, unë kam familjen time, bashkëpunëtorë të mi, me të cilët shërbej, kam kishën ku bëj pjesë dhe në mendjen time, po lutem për këto. Mbani edhe ju në mendje njerëzit për të cilët dëshironi të luteni dhe le të lutemi së bashku.
Perëndi, kjo është lutja jonë për vëllezërit dhe motrat në Krisht, për këta njerëz në mendjen tonë. Perëndi, le të teprojë gjithnjë e më shumë dashuria Jotë për Ta, në mënyrë që kjo dashuri të teprojë gjithnjë e më shumë edhe përmes tyre. Le ta njohin ata dashurinë Tënde dhe le të rriten në dashurinë Tënde me njohuri dhe dallim. Perëndi, ne lutemi që dashuria e tyre të mos jetë e paditur, por të jetë plot me njohje, që të mos jetë e marrë, por të jetë një dashuri dalluese, që ata të të njohin Ty, ndërsa rriten në dashurinë për Ty. Lutemi që ata të dinë se si t’i duan sa më mirë të tjerët, dhe që Ti t’ua japësh këtë njohuri.
Le të teprojë dashuria e tyre gjithnjë e më shumë, me njohuri dhe dallim, që të mund të dallojnë atë që është e shkëlqyer. Perëndi, jepu atyre sy për atë që është e shkëlqyer. ne lutemi që Ti t’i kthesh sytë e tyre, në mënyrë që të qëndrojnë larg nga ajo që nuk është e mirë dhe nuk është e kënaqshme për Ty. ndihmoji ata të dinë dhe të dallojnë atë që të kënaq Ty dhe që të nderon Ty. Lutemi që t’u japësh urtësi. Mbaji larg marrëzive, në mënyrë që të jenë të pastër dhe të panjollë për ditën e Krishtit.
Perëndi, ne e dimë se një ditë, Jezusi do të kthehet, e dimë se mund të jetë edhe sot. Ne lutemi për këta njerëz në mendjen dhe në zemrën tonë, pikërisht tani. Zot, mbaji ata të pastër e të panjollë, ndihmoji të rriten në pastërti sot, ndihmoji të jenë gati për ardhjen Tënde.
Ndihmoji të jenë të pastër e të panjollë për ditën kur do të të shohin Ty dhe do të qëndrojnë para teje. Le të mbushen me frytin e drejtësisë, që vjen përmes Jezus Krishtit. Lutemi për këtë, Perëndi. Lutemi që këta njerëz që kemi në mendje, të mbushen me frytin e drejtësisë që vjen përmes jetës së Krishtit në ta. Perëndi, lutemi që ata të rriten në drejtësi për lavdinë dhe lëvdim të emrit Tënd.
Perëndi, ne lutemi që Ti të lartësohesh në këta njerëz për të cilët po lutemi. Lartësohu në ta, si rezultat i jetës së tyre. Në lutemi në emër të Jezusit, amen.