Si të luftosh luftën e mirë?

Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!“.-Gjoni 16 :33

A po “përballeni me të”, në ndonjë fushë të jetës tuaj tani? Të gjithë e përjetojnë jetën si të jemi në një betejë ndonjëherë. Por ndjekësit e Jezusit, janë të përfshirë në një luftë  shpirtërore. Pali përdori analogjinë e një ushtari që luftonte për jetën e tij kur fliste për disa nga sprovat e tij. Ai arriti në përfundimin se kishte “luftuar mirë” (2 Timoteut 4:17). Jezusi përdori të njëjtën fjalë kur tha: “Përpiquni ( ose luftoni ) të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden.” (Luka 13:24).

Që nga koha e konvertimit të tij e deri në vdekje, jeta e Palit ishte një luftë e vazhdueshme. Ai iu lut kishave që të ndiqnin shembullin e Krishtit, ai debatoi me kolegët e tij apostuj, madje pësoi dhe fatkeqësi natyrore. Ai u burgos dhe u rrah shpesh për shkak të mësimeve të tij, vuante nga një sëmundje misterioze dhe luftoi me natyrën e tij mëkatare. Mund ta gjejmë veten në këto agoni. Si t’i “luftojmë” me nder këto beteja?

Shkrimi na mëson se duhet ta luftojmë të keqen me të mirën. (1 Pjetrit 3:9, Romakëve 12:17). Na kujtohet gjithashtu se nëpërmjet gjakut të Jezusit, jemi shpëtuar nga skllavëria e mëkatit tonë dhe nuk ka kthim mbrapa në atë robëri. Gjithashtu kini parasysh se Djalli ka njëfarë pushteti në botën tonë dhe atij duhet t’i rezistojmë! (1 Pjetrit 5:8-9). Së fundi, inkurajohuni  nga fjalët e Jezusit. “Në botë do të keni mundime; por merrni zemër, unë e munda botën” (Gjoni 16:33).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI