Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!“.-Gjoni 16 :33
A po “përballeni me të”, në ndonjë fushë të jetës tuaj tani? Të gjithë e përjetojnë jetën si të jemi në një betejë ndonjëherë. Por ndjekësit e Jezusit, janë të përfshirë në një luftë shpirtërore. Pali përdori analogjinë e një ushtari që luftonte për jetën e tij kur fliste për disa nga sprovat e tij. Ai arriti në përfundimin se kishte “luftuar mirë” (2 Timoteut 4:17). Jezusi përdori të njëjtën fjalë kur tha: “Përpiquni ( ose luftoni ) të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden.” (Luka 13:24).
Që nga koha e konvertimit të tij e deri në vdekje, jeta e Palit ishte një luftë e vazhdueshme. Ai iu lut kishave që të ndiqnin shembullin e Krishtit, ai debatoi me kolegët e tij apostuj, madje pësoi dhe fatkeqësi natyrore. Ai u burgos dhe u rrah shpesh për shkak të mësimeve të tij, vuante nga një sëmundje misterioze dhe luftoi me natyrën e tij mëkatare. Mund ta gjejmë veten në këto agoni. Si t’i “luftojmë” me nder këto beteja?
Shkrimi na mëson se duhet ta luftojmë të keqen me të mirën. (1 Pjetrit 3:9, Romakëve 12:17). Na kujtohet gjithashtu se nëpërmjet gjakut të Jezusit, jemi shpëtuar nga skllavëria e mëkatit tonë dhe nuk ka kthim mbrapa në atë robëri. Gjithashtu kini parasysh se Djalli ka njëfarë pushteti në botën tonë dhe atij duhet t’i rezistojmë! (1 Pjetrit 5:8-9). Së fundi, inkurajohuni nga fjalët e Jezusit. “Në botë do të keni mundime; por merrni zemër, unë e munda botën” (Gjoni 16:33).