Si të kursejmë para kur blejmë ushqime?

Ju  mund të keni planifikuar një kohë të caktuar për të bërë pazaret e javës. Për ju që jeni në punë përgjatë gjithë javës, ju duhet të planifikoni të blini e të mendoni për të gjithë javën. Por si të hash lirë, dhe shëndetshëm, pavarësisht se çmimet vazhdojnë të  rriten?

1.Planifiko përpara

Nëse mbajmë shënim, ato gjëra që duhet të blejmë, atëherë nuk do të blejmë më shumë gjëra se sa duhen në të vërtetë. Shkruaj një listë të detajuar që përmban nevojat e  tua bazë dhe një plan javor të vakteve që planifikon të përgatisësh.”

Përpara se të shkosh për të bërë pazar, hani diçka, kjo sepse do t’iu ndihmojë, që të mos blini produkte vetëm prej dëshirës momentale.

Përpara se të planifikosh menynë, shiko dhe nëse ka ulje për ushqime të caktuara, në supermarket, apo dyqane të tjera, kjo do t’ju ndihmonte që të kursenit.

Bëj zgjedhje të shëndetshme – Janë më të lira

Të konsumosh ushqime të shëndetshme, do të thotë dhe të kursesh para. Kërkuesit kanë zbuluar se familjet që kanë dashur të humbasin në peshë, jo vetëm që morën rezultatin e duhur duke ngrënë shëndetshëm, por gjithashtu reduktuan buxhetin e tyre të ushqimeve.

Kursimet erdhën nga reduktimi i sasisë së ushqimit, dhe nga blerja e ushqimeve me më pak kalori. Njerëzit priren të shpenzojnë më shumë në këto produkte ekstra, që në fakt të shtojnë kalori, por kanë shumë pak vlera ushqyese, si pijet me gaz, apo patetinat.

3. Bli ushqime të stinës

Zakonisht ushqimet e stinës janë gjithmonë me çmime të arsyeshme, pasi ka shumë produkte në treg. Nëse blini një produkt që nuk është i stinës, në një periudhë tjetër të vitit, mund të kushtojë thuajse 10 herë më shumë. Kështu që tregoni kujdes.

4. Përdorni kuponë të veçantë që mund të keni për ulje

Bli një, merr një falas, është një teknikë që ju të blini dyfishin e atyre që ju duhen për një çmim të përgjysmuar.

5. Merrni ushqime me vete

Të përgatisësh drekën dhe ta marrësh me vete është një mënyrë shumë e mirë për të kursyer para. Jo vetëm kaq, por ju mund të kontrolloni dhe përbërësit e ushqimeve në mënyrë që të hani më shëndetshëm.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI