Perëndia na këshillon që në çdo marrëdhënie të tregohemi të mirë, të dhembshur dhe të falim!
Efesianëve 4:25-32
Efesianëve 4:32 është një ftesë zemre nga Perëndia: “ Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.” Ky varg na nxit që në marrëdhëniet tona të pasqyrojmë dashurinë e Atit në çdo gjë që bëjmë.
Udhëzimi i Perëndisë është i qartë: Jini të mirë. Dhembshuria duhet të jetë themeli i çdo gjëje që bëjmë. Na ndihmon të jemi të butë dhe empatikë. Të kuptuarit e gëzimeve dhe hidhërimeve të të tjerëve na mundëson të krijojmë hapësira ku dashuria lulëzon dhe plagët shërohen. Krishti na mësoi gjithashtu të falim – mbajtja e inatit vetëm sa na rëndon dhe privon nga liria që vjen me faljen. Por, duke ndjekur shembullin e Perëndisë, ne thyejmë zinxhirët e hidhërimit dhe përqafojmë fuqinë çliruese të dashurisë.
Në jetën tonë të përditshme, hasim mundësi të panumërta për të praktikuar këtë mirësi hyjnore. Një buzëqeshje mund të ndriçojë ditën e dikujt, një vesh që dëgjon lehtëson barrë e dikujt, ose një fjalë e butë inkurajimi mund të transformojnë zemrat dhe të thellojnë marrëdhëniet. Të mos harrojmë se jemi thirrur t’i duam të tjerët me të njëjtën dashuri që na do Zoti. Dashuria e Tij është e pakushtëzuar, ekstravagante dhe gjithëpërfshirëse. Sot, Efesianëve 4:32 le të jetë drita që ndriçpn shtegun tonë dhe që na rikujton të jetojmë ashtu siç duhet: me mirësi dhe dashuri.