Si të çliroheni nga turpi?

Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës,sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.- Romakëve 8 : 1-2

Bibla është e mbushur me histori njerëzish, krimet e të cilëve i bënë ata fajtorë sipas ligjeve të Perëndisë dhe sipas shumicës së ligjeve njerëzore. Moisiu vrau një burrë, mbreti David shfrytëzoi seksualisht një grua dhe Apostulli Pal mbikëqyri persekutimin e pakicave. Megjithatë ata kërkuan dhe morën falje. Falja e Zotit ndaj secilit prej këtyre burrave nuk e zhbëu fajin e tyre. Por, Jezusi i mori pasojat e fajit të tyre tek Vetja, në mënyrë që ata të mund të çliroheshin nga turpi.

Jezusi mbarti pasojat e fajit jo vetëm për Moisiun, Davidin dhe Palin, por edhe për ju dhe mua. Kjo dhuratë nuk do të thotë që ne jemi të pafajshëm për mëkatet tona, por do të thotë se jemi të çliruar nga turpi. Jezusi mori dënimin mbi Veten nëpërmjet vdekjes, në mënyrë që ne të mos vuajmë përgjithmonë.

A keni menduar ndonjëherë se të falësh njerëzit e tjerë reflekton të njëjtën histori? Në proçesin e faljes, fokusi nuk është më indinjata jonë se dikush ka gabuar ndaj nesh. Por në shpresën se do na rifokusojë në dashurinë e Jezusit për ne dhe faljen e Tij për njerëzit që na kanë lënduar gjithashtu. Kur Pali e kuptoi këtë, ai u shkroi miqve të tij, Efesianëve: “ Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.” (Efesianëve 4:32).

Turpi është ai që përpiqet të na bindë se falja nuk do të funksionojë tek ne. Por kjo është gënjeshtër – Zoti thotë se nuk ka asnjë dënim për ata që Jezusi i çliroi dhe po të rrëfejmë mëkatet tona , ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. (1 Gjonit 1:9).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI