Shumë si unë

Lexo: 1 Thesalonikasve 3:6-9

Gerti nuk po mundej të shkruante dot një e-mail dhe duke psherëtirë tha: “Si detyrë për shkollën e së dielës, secili nga ne do t’i dërgojë një letër me e-mail njërit prej fëmijëve misionarë të moshës sonë. Unë kam nisur t’i shkruaj një fëmije me emrin Andrea, por gjithçka që kam shkruar është e mërzitshme! Asnjëherë më parë nuk kam shkruar një letër për misionarë. Çfarë të shkruaj, babi? Çfarë do të ishte interesante për një fëmijë misionar?”.

Babai ngriti sytë nga gazeta dhe pyeti: “Çfarë do të doje ti të dëgjoje nëse do të ishe duke jetuar prej disa vitesh në një vend të huaj?”.

Duke qeshur Gerti tha: “Po ja, do të doja të informohesha rreth skuadrave të bejsbollit dhe të basketbollit. Do të doja të koleksionoja sende, veçanërisht aeroplanë, kështu do të dija se cilët janë të rinj në shitje. Më pëlqejnë edhe librat… dhe gjërat teknike. Por unë jam një fëmijë normal, jo misionar! Kur mendoj për misionet, unë imagjinoj kasolle me bar, kafshë të egra dhe njerëz që nuk flasin si ne dhe nuk kanë televizorë e lojëra elektronike.”. Ai heshti dhe më pas pyeti: “Po të luajnë bejsboll dinë ata?”.

Babai qeshi dhe sugjeroi: “Mbase bën mirë ta shkruash më vonë atë letër. Nesër në kishë do të kemi një familje misionare dhe në mbrëmje do të vijë të hajë darkë me ne. Djali i tyre ka moshën tënde, kështu që para se ta shkruash letrën, shikoje vetë si është një fëmijë misionar.”.

Në rregull.” – u përgjigj Gerti. Dhe ditën tjetër zbuloi se sa argëtuese ishte të kaloje kohë me Evanin, i cili ishte rritur në Amerikën Jugore, vend ku prindërit e tij ishin misionarë. Evani i adhuronte lojërat sportive dhe ishte i interesuar në koleksionin e letrave të bejsbollit të Gertit.

Javën tjetër Gerti fliste shpesh për shokun e tij të ri.

Ai i kishte thënë babait të tij: “Evani shkon në një shkollë të madhe me fëmijë të tjerë misionarë. Ata kanë një skuadër bejsbolli dhe Evanit i pëlqen të jetë fushor, njësoj si unë. Ai thotë se kanë edhe një skuadër të fortë futbolli dhe që ka një koleksion me anije. Dhe të dyve na pëlqejnë sheqeri i karamelizuar.”.

Babai i tha: “Mesa duket ju të dy keni shumë gjëra të përbashkëta.”. Gerti pohoi me kokë dhe shtoi: “Kur familja e tij të kthehet në Amerikën Jugore, do t’i dërgojmë e-maile njëri-tjetrit.”. Duke qeshur shtoi sërish: “Fëmijët misionarë janë si unë! Tani do t’i shkruaj Andreas dhe do t’i tregoj për Evanin dhe për gjërat që na pëlqejnë. Gjithashtu do ta pyes se çfarë i pëlqen atij.”.

Po ti e ke pyetur ndonjëherë veten se si janë fëmijët misionarë? Iu ke dërguar ndonjëherë letër ose e-mail? Përse të mos e provosh? Shkruaj për gjërat që të interesojnë, dhe mund të shkëmbeni fotografi së bashku dhe të ndani gjërat që pëlqeni. Apostulli Pal, i cili ishte misionari i parë i dërguar nga kisha e hershme, u inkurajua kur dëgjoi raportimet e mira të miqve të tij. (Shiko vargun e sotëm.) Një letër nga ty mund ta ndriçojë vërtetë ditën e dikujt që ndodhet në një vend shumë të largët.

Inkurajoje një misionar!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI