Piperi dhe ilaçi i enëve

Lexo: Mateu 4:1-11

Pas shkolle Alba ndaloi për të takuar gjyshërit e saj në shtëpinë e tyre. Pasi pa gjyshen, ajo e pyeti: “Gjyshe, çfarë po bën?”.

Gjyshja iu përgjigj: “Po mbledh gjërat për mësimin praktik që do të jap nesër në klubin e Biblës. Dëshiron ta provosh eksperimentin që kam përgatitur?”.

E pse jo!” – pranoi Alba.

Kështu gjyshja e udhëzoi: “Mirë! Atëherë mbush një filxhan me ujë”. Alba mori një filxhan dhe e mbushi. Gjyshja vazhdoi të thoshte: “Tani hidhe këtë piperin në ujë dhe më pas fut gishtin në filxhan.”.

Pasi ndoqi udhëzimet e gjyshes, Alba thirri: “Aaa! M’u ngjit i gjithë piperi në gisht.”.

Gjyshja pohoi me kokë dhe e ngacmoi: “Tani hiqe piperin nga gishti dhe laje me ilaçin e enëve. Ilaçin hidhe te gishti, jo tek piperi.”. Alba qeshi dhe më pas bëri me kujdes atë që i tha gjyshja. Gjyshja i tha sërish: “Mirë. Tani fute prapë gishtin në ujë.”.

Këtë herë piperi u largua nga gishti i Albës dhe shkoi në anët e enës. Alba pyeti: “Sa bukur! Por… ti the që është një mësim praktik. Çfarë na mëson kjo?”.

Gjyshja nisi t’i thoshte: “Ta zëmë se uji është bota dhe piperi është mëkati. Gishti na përfaqëson ne. Ne shkojmë në botë dhe mbushemi me mëkat. Për shembull, ndonjëherë themi dhe bëjmë gjëra të këqija, apo jo?”.

Alba tundi kokën dhe tha: “Po. Madje… edhe kur unë përpiqem të jem e mirë, ndonjëherë i

prish gjërat.”. Gjyshja tundi kokën dhe nisi të fliste sërish: “Kështu, uji përfaqëson botën, piperi mëkatin dhe gishti njerëzit. Por vargjet biblike që ne mësojmë janë si…”.

Alba e ndërpreu dhe vazhdoi vetë duke thënë: “Si ilaçi i enëve! Ajo që ne mësojmë nga vargjet na ndihmon të qëndrojmë larg mëkatit. Më kujtohet që kur Jezusi u tundua, Ai citoi vargjet nga Shkrimi.”.

Duke i buzëqeshur, gjyshja i tha: “E vërtetë. Asnjëherë mos e harro që mësimi përmendësh i vargjeve biblike nuk mjafton. Kur vargjet janë në zemrën tonë – kur mendojmë rreth asaj që ato thonë dhe kur i ndjekim udhëzimet e tyre – ne mund t’i përdorim për ta mbajtur larg mëkatin, njësoj siç bëri Jezusi.”.

Po ti ruan vargje biblike në zemrën tënde? A mendon për vargjet që mëson përmendësh? E merr parasysh domethënien e tyre dhe a i zbaton në jetën tënde? Ti jeton në botë, kështu që je i rrethuar nga mëkati. Kur tundohesh që të shikosh diçka që nuk duhet ta shikosh, që të mos iu bindesh prindërve, që të përdorësh fjalë të pahijshme ose që të mëkatosh në mënyra të tjera, lejoji vargjet në zemër të të ndihmojnë që t’i bindesh Perëndisë dhe ta largosh mëkatin.

Mposhte mëkatin me anë të Shkrimit!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI