Shtëpia jonë është vendi ku ne pushojmë, ku rigjenerojmë forcat tona dhe ku krijojmë kujtimet më të lumtura. Pavarësisht nëse jeni me qera, apo keni një pronë që është e juaja,apo nëse po planifikoni ta rinovoni ambientin ku qëndroni, ja tek janë disa nga gjërat e thjeshta që ju mund të bëni për ta bërë shtëpinë tuaj një vend më të lumtur për të qëndruar.
Lule të freskëta
Studimet kanë treguar se lulet e freskëta e bëjnë shtëpinë një vend më të gëzueshëm. Ato mund t’ju sjellin një energji pozitive. Kërkimet tregojnë se lulet në shtëpinë tonë mund të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve më harmonike, ato duket se rrisin ndërveprimin social dhe ngrenë gjendjen tonë të humorit.
Qirinjtë
Kur jeni në shtëpi është mirë që të mbani disa qirinj për të krijuar një atmosferë çlodhëse dhe qetësuese. Ngjyrën e tyre mund ta zgjidhni sipas dëshirës suaj. Mund të jetë një qiri i kuq apo portokalli, kjo në varësi të gjendjes suaj shpirtërore.
Rregulloni rrëmujën
Ajo çfarë ju ndikon në uljen e energjisë është edhe rrëmuja. Kështu që sigurohuni që shtëpia juaj mos të jetë e mbuluar me gjëra si letra, fatura apo rroba të hedhura gjithandej. Kjo do t’ju bëj që të ndiheni jo mirë dhe të lodhur kur futeni në shtëpi. Sigurohuni që gjithçka të ketë vendin e vet. Pastroni shtëpinë tuaj për çdo ditë.
Lëreni dritën të hyjë brenda.
Është kaq e rëndësishme që të ngrini grilat tuaja, të largoni tendat dhe të lejoni dritën që të hyjë brenda. Kur ne lemë që ajri i pastër dhe puhiza e erës të na mbushë shtëpinë, ndjejmë më fort plotësinë e krijimit dhe sesi Perëndia ynë ka siguruar për ne gjithçka, diellin që shkëlqen dhe ngroh ambientet tona, ajrin me të cilin mbushemi me frymë dhe gjithçka tjetër që na nevojitet.