Rënia e dëgjimit, shkaqet dhe këshilla të rëndësishme

Ulja e dëgjimit (Hypoacusia) konsiston në zvogëlimin e kapacitetit dëgjimor që mund të jetë e njëanshme ose e dyanshme. Humbja e dëgjimit ndodh kur ju nuk jeni në gjendje të dëgjoni pjesërisht ose plotësisht tinguj në një ose të dy veshët tuaj. Njerëzit me humbje dëgjimi mund ta kenë të vështirë të bisedojnë me miqtë dhe familjen. Ky problem shëndetësor mund të sjellë vështirësi dhe shqetësim në jetën e çdokujt, por me trajtimet e duhura ju mund të përmirësoni gjendjen tuaj.
Patologjitë e dëgjimit paraqesin interes veçanërisht në lidhje me zhvillimin e të folurit ose dëmtime të mundshme të tij. Mjekja Anjeza Kuçi gjatë një intervistë për TV7 Albania informon se ulja e dëgjimit që ndodh në periudhën prenatale, neonatale, ose në dy vitet e para të jetës, çon në kompromentimin ose në vonesë të të folurit duke shkaktuar çrregullime si të karakteristikave fizike të zërit (lartësia tonale, intensiteti, timbri dhe kohëzgjatja) ashtu edhe në artikulimin e fjalës. Sipas saj, në qoftë se ulja e dëgjimit ndodh në një moshë më të rritur, si psh: 8-10 vjeç, atëherë do kishim kompromentim vetëm të karakteristikave fizike të zërit.
“Rënia e dëgjimit është një nga problemet që na shqetëson sot. Rënia e dëgjimit kuptohet tek pacienti kur ndodh si rezultat i një traume akustike apo si rezultat i një zhurmë të vazhdueshme që ndikon në aparatin tonë të dëgjimit, tek pacienti kuptohet jo menjëherë por kuptohet pas disa muajsh. Pra, nësë do të permendnim moshat e reja që paraqiten tek ne, janë pacientë që me përdorimin e kufjeve, qëndrimin për një kohë të gjatë si rezultat i punës së tyre që janë të detyruar të punojnë nëpër call-centera, apo në ambiente të zhurmshme, mund të vijnë pas 2-3 muajsh. Për pasojë, nuk arrijnë të kuptojnë apo marrin 100% informacionin ose si rezultat se ndonjëherë i detyrojnë të tjerët të përsërisin dhe thonë disa herë fjalët gjatë bashkëbisedimit. Shkaqet e rënies së dëgjimit, si rezultat i zhurmës janë disa. Nisin nga përdorimi i kufjeve për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër, përdorimi i ambienteve që ata duhet të punojnë. Pra, janë shkaqe të induktuara nga puna, ose shkaqe thjesht rastësore”.
Sipas ekspertës së Shëndetësisë, shkaqet mund të jenë të lindura ose të fituara. “Në shkaqet e lindura, të trashëguara të rëniës së dëgjimit, pacientët paraqiten tek mjeku në një periudhë kohore më të hershme. Në shkaqet e fituara të rënies së dëgjimit përfshihen shkaqet infeksioze/virale që mund të vijnë si rezultat i një patologjie virale e cila prek infeksionet e traktit të sipërm respirator, prek hundën por njëkohësisht edhe nervin e dëgjimit dhe disa prej nesh e kanë provuar këtë. Këto janë shkaqe virale. Raste të tjera janë shkaqe bakteriale ku janë infeksionet e veshit të mesit, problemet e veshit të brendshëm si dhe faktorë të tjerë ambientalë. Zhurmat, problemet e tjera që lidhen me moshën, pacientët që kanë luhatje tensioni. Po ashtu edhe diabeti i tipit 2, spondiliatroza, përdorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve, janë faktorë që ndikojnë në rënien e dëgjimit”.
Mjekja ndan edhe disa këshilla të rëndësishme. “Rekomandohet të ulet sa më shumë ekspozimi në ambientet e zhurmshme duke përdorur tapat e veshit në rastin e një kontakti të afërt, qëndrimi sa më larg aparateve që prodhojnë muzikë me volum të larte në një ambient të mbyllur. Gjatë përdorimit të kufjeve kur dëgjoni muzikë mos kaloni nivelin mesatar të volumit të zërit. Në ambientet e punës me zhurmë, nëpër fabrika, uzina, në ndërtim nëse nuk ju duhet të komunikoni dhe bëni punë individuale, përdorni tapat e veshit etj.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI