Rëndësia e ditës së sotme

Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë. ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç`është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.” Jakobi 4:13, 15

A ke ndaluar ndonjëherë të mendosh se e sotmja, është  njësia matëse  më e vogël,  e kohës që ka dhënë Zoti?

Sekondat, minutat, orët, janë artificiale, ndasi të krijuara nga njeriu. Ndërsa  periudha e kohës nga agimi deri në muzg është ndarja më e shkurtër e kohës, në orën e Perëndisë. Koha është diçka e çuditshme në vetvete.  Ajo i ngjan drurëve që vendosim për të kufizuar një terren.  Njësoj si një gardh ajo përfshin jetët tona. Midis dy poleve të  jetës dhe vdekjes ne jemi  të burgosurit e kohës.

Ajo çfarë të huton më shumë është se ne të gjithë e dimë se kur koha filloi, të paktën për veten tonë. Është data e lindjes tënde. Por ne nuk jemi kurrë të sigurt se kur Perëndia do të shtypë butonin stop për të ndaluar kohën, e kur koha do të kthehet vetëm në një histori, të paktën për ne.

A e ke menduar ndonjëherë  për mënyrën se si koha qeveris jetën tënde? Me shumë mundësi, si asnjë brez tjetër ne jemi skllevër të orës.  Ne jemi të lidhur me afate kohore, e mendojmë se bota do të ndalonte, nëse ne nuk do të arrinim t’i plotësonim gjërat brenda afateve. Ndonjëherë është mirë për ne të kuptojmë se edhe nëse programimi ynë i kohës shkon keq, jeta do të vazhdojë sërish.

M’u desh ta kuptoja këtë të vërtetë të dhimbshme kohë më parë.  Kisha një takim, ku do të flisja, në Cardiff, Wales.  Gruaja ime dhe unë morëm trenin e natës drejt Londrës.  Aty takuam një grup turistësh që do të largoheshin nga kontinenti. Kur në mbërritëm në stacionin e Londrës , menduam se kishim mjaftueshëm kohë për të kaluar nga njëri stacion në tjetrin.  Duke qenë  se ishim të rinj dhe nuk kishim shumë para, vendosëm të merrnim  trenin nëntokësor. Blemë biletat dhe u futëm në metro. Vetëm pas pak minutash në udhëtim, treni  u ndal, e ne gjendeshim 100 metër nëntokë.

Si mund ta dinim ne se inxhinierët do të futeshin në një grevë dhe do të gjendeshim në këtë situatë? U ulëm aty duke turfulluar nga inati. Nëse nuk arrinim atje, nuk do të mund të kapnim trenin dhe as udhëtimin për të cilin kishim paguar. Sa më shumë që qëndronim ulur aq më shumë rritej niveli im i stresit. Unë mendoj se mësova diçka atë ditë, një mësim të dhimbshëm.  Ajo çfarë besojmë se është shumë e rëndësishme në atë moment, në fakt nuk është. Jeta ecën përpara edhe kur planet e tua prishen.

Ka një arsye se përse duhet që të mësosh ta jetosh jetën për çdo ditë. Perëndia ka premtuar udhëzim dhe drejtim vetëm për sot. Herë pas here, Bibla na tregon për rëndësinë e të sotshmes. Perëndia ka premtuar “  forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua” ( Ligji i Përtërirë 33:25)

Kur Krishti mësoi dishepujt e tij se si të luten, Ai tha, “Ju, pra, lutuni kështu: “Ati ynë qė je nė qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt nė tokė si nė qiell. Bukėn tonė tė pėrditshme na e jep sot”

Ja tek na thuhet sërish. Na e jep këtë sot, jo nesër apo vitin tjetër, por plotëso nevojat tona sot.

Ndoshta mund të ndihesh i frustruar, sepse programimi i kohës tënde, apo qëllimet e tua nuk kanë shkuar ashtu siç kishe planifikuar.  Ka  një lajm të mirë. Perëndia premton ndihmën e Tij për sot. Ai ka thënë “  Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqėsisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai” ( Nahumi 1:7)  Të jetosh në të tashmen nuk do të thotë që të mos e përfillësh aspak të shkuarën, ose të kesh një sjellje tërësisht  shpërfillëse ndaj të ardhmes. Do  të thotë të besosh në hirin e Zotit kur fluturimi është anuluar, kur  aksionet e tua kanë rënë , kur kredia nuk po paguhet dot, e kur shpresat për të ardhmen nuk po realizohen. Perëndi na ndihmo që të kërkojmë fuqinë Tënde për sot.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI