Qëndroni në dashurinë e tij!

Dhe ne kemi njohur (kuptuar, dalluar, të ndërgjegjshëm, nga vëzhgimi dhe përvoja) dhe kemi besuar dashurinë, që Perëndia ka ndaj nesh. Perëndia është dashuri; dhe ai, që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. – 1 Gjoni 4:16

Letra e Parë e Gjonit 4:16 thekson që kemi nevojë të jemi të ndërgjegjshëm për dashurinë që Perëndia ka për ne. Është e thjeshtë të themi “Perëndia më do” pa kuptuar vërtet çfarë po themi. Njohuria e dashurisë së Tij nuk duhet të jetë një fakt biblik që ne e kuptojmë në mendjen tonë por një realitet i gjallë në jetën tonë.

Ky varg thotë “Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.”

Fjala qëndroni në këtë varg, do të thotë “banoni, jetoni.” Nuk po thotë vizitoni, por i referohet të qëndruarit.

Dashuria e Perëndisë nuk është thjesht një fakt për t’u mbajtur mend apo një ndjenjë kalimtare. Dashuria e Tij është këtu për të qëndruar. Nuk është vetëm për kohë të mira dhe në kohë të këqija të largohet; dashuria e Perëndisë gjithmonë qëndron, prandaj duhet të qëndrojmë në dashurinë e Tij.

Secili prej nesh mund të korrë një bekim më të madh në pjekuri kur këmbëngulim në dashurinë e Perëndisë. Do të rriteni në kohë të vështira kur qëndroni në dashurinë e mrekullueshme që Perëndia ka për ju.

Lutje

Zot, unë këmbëngul sot të qëndroj në dashurinë që Ti ke për mua. Shumë gjëra ndryshojnë, por dashuria Jote nuk largohet asnjëherë, prandaj zgjedh të rrënjosem në dashurinë Tënde të mrekullueshme.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI