Pyetje për një Perëndi Sovran

Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë përgjithnjë, me qëllim që të zbatojmë tërë fjalët e këtij ligji. Ligji i Përtërirë 29:29

Nëse jetoni në një republikë, zyrtari më i lartë i zgjedhur në vendin tuaj është Presidenti. Megjithatë, nëse jetoni në një mbretëri, për shembull, në ishujt e Britanisë ose në Kamboxhia, ju keni një mbret, dhe kjo do të thotë se vetëm Perëndia është më lart tyre. Presidentët zgjidhen, por mbretërit sipas traditës e marrin fuqinë e tyre nga paraardhësit, dhe shumica e mbretërve thonë se janë të tillë sipas të drejtave dhe emërimit hyjnor.

Në rregull, po çfarë lidhje ka kjo? Mbretërit njihen si sovranë, dhe një sovran është ai që nuk i jep llogari askujt! Është interesante sepse termi Sovran, është një term biblik. I gjendur 19 herë në Testamentin e Vjetër, fjala “Zot Sovran” i referohet Perëndisë. Çfarë do të thotë kjo?

Sot ne priremi ta bëjmë Perëndinë përgjegjës për gjithçka që ndodh në botë. Ne pyesim: “Pse e lejoi Perëndia atë tsunami?”, ose “Pse e lejoi Perëndia fëmijën tim të vdiste?” ose çfarëdo qoftë. Është pothuajse sikur të jemi ne ata që duhet të vendosim nëse veprimet e Perëndisë janë të drejta apo të gabuara. A e kemi shpallur ne sovranitetin tonë mbi Perëndinë që Ai të na japë llogari për gjërat që bën? Nëse Perëndia është sovran, ashtu siç thotë Bibla, a na detyrohet Ai një shpjegim për gjërat që bën?

Xhon Kalvin, reformatori dhe teologu francez, një nga mendjet më brilante që ka studiuar Biblën, thoshte se Perëndia na flet ne ashtu siç i drejtohen prindërit fëmijëve të tyre të vegjël kur flasin me ta, sepse ky është limiti i kuptimit tonë.

Teologët mesjetarë thoshin se “gjërat që kanë fund nuk mund ta kuptojnë (ose ta përmbajnë) një gjë që nuk ka fund.” A do të thotë kjo se ju nuk mund ta njihni Perëndinë? Disa do të thoshin kështu, dhe në një farë mënyre kjo është e vërtetë, por ardhja e Krishtit në tokë e ndryshoi këtë. Ai mësoi se kur shihni Atë, shihni Atin, mos harroni: “Si i Ati dhe i Biri”? Në këtë mënyrë jeta, zemra, dhe shembulli i Jezusit na dhanë një pamje se si është Ati.

Megjithatë, duke shkuar përtej asaj që dimë për Perëndinë, e vërteta është se njohuria jonë për Të është shumë e limituar. Pali pyeti: “Sepse kush e njohu mendjen e Zotit që ta mësojë atë? “Por pastaj ai shtoi: “Por ne kemi mendjen e Krishtit.” (1 Korintasve 2:16).

Moisiu iu afrua aq shumë Perëndisë në mish sa çdo njeri që jetoi para ardhjes së Krishtit, dhe sërish ai shkroi: “Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë përgjithnjë, me qëllim që të zbatojmë tërë fjalët e këtij ligji.” (Ligji i Përtërirë 29:29).

Sinqerisht, ka shumë gjëra që Perëndia nuk e ka parë të arsyeshme t’i shpjegonte, duke përfshirë përgjigjet për shumë nga pyetjet tona “Pse?”. Por gjërat që Perëndia nuk i ka shpjeguar nuk janë për shkak të indiferencës së Tij, por për shkak të moskuptimit tonë.

Por ajo që ne e kuptojmë është e fuqishme dhe e saktë. Si për shembull? Mund t’ju them për herën kur Karl Barth, teologu zviceran, u pyet për gjënë më thelbësore që ai kishte mësuar në studimet e tij teologjike. Ai u mendua për një moment, pastaj u përgjigj: “Jezusi më do, e di këtë sepse Bibla ma thotë.” Studentët nënqeshën, por kuptuan se ai e kishte me të vërtetë. Nuk është çudi që Pali shkroi: “Sepse tani, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë, ashtu sikurse njihem.” (1 Korintasve 13:12b). Një ditë ju do të kuptoni plotësisht. Kini durim.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI