“Kënga më e re e Natalie Grant“
Kjo javë shënon publikimin e një albumi të shumëpritur nga një ndër vokalistet më të mira të muzikës së krishterë bashkohore. Në këtë album Natalie Grant na sfidon që të mos qëndrojmë në vend duke pritur një mrekulli por që ne vetë të jemi një e tillë për dikë tjetër sot.
Ajo thotë për albumin e saj të ri, “Me gjithçka që ndodh në kulturën tonë sot, është e lehtë të frikësohesh. E vërteta është se jetojmë në një kohë vërtetë sfiduese. Por problem ynë më i madh nuk është prania e errësirës por mungesa e dritës. Tek Mateu 5, Jezusi thotë se NE jemi drita e botës, dhe ndonjëherë kur errësira është më e thellë ne duhet të ndriçojmë më shumë. Kënga ime e re është një thirrje për të vepruar. Është koha të përveshim mëngët për të treguar dashurinë e Jezusit.”