fishing 07Jemi mësuar që të shohim njerëz që peshkojnë për të siguruar të ardhura për veten dhe familjen e tyre, por kohët e fundit shohim  se ka filluar një tendencë  peshkimi vetëm për pasion dhe për t’u kënaqur. Do të ishte bukur që e gjithë familja të mund të  shijojë këtë eksperiencë kaq të veçantë. Nuk do të ishte aspak keq, nëse e gjithë familja pjek peshk  krejt të freskët  buzë një lumi, liqeni apo buzë detit, në varësi të vendit se ku jeni duke peshkuar.

Kjo do të ishte një kohë cilësore,  relaksuese dhe ku e gjithë familja do të mund të ndërvepronte.  Dikush mund të shkojë të mbledh drutë, dikush mund të merret me gatimin, e kështu të ndani detyrat tuaja sipas dëshirës. Një  kohë e mirë për të ndarë histori familjare dhe njëkohësisht për të krijuar kujtime të reja.

Është mirë që njerëzit t’i kthehen natyrës dhe të përshtaten me gjëra që mund t’i realizojnë vetë, fundja për të kuptuar edhe më mirë se si jetonin paraardhësit tanë dhe se si siguronin ushqimin e tyre. Le të përmendim disa nga benefitet e peshkimit:

1. Të çliron nga stresi

Nëse do që të kesh një mëngjes apo një mbrëmje të qetë, është shumë mirë të peshkosh. Gurgullima e ujit, tërheqja e butë e fijes së peshkimit, era që shushurin nëpër gjethe..  kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’u qetësuar.

2.Kohë cilësore me miqtë dhe me familjen

Peshkimi është një pasion i mrekullueshëm për t’u ndarë me ata që doni sepse të jep shumë kohë për të biseduar dhe për t’u lidhur më shumë me  njëri-tjetrin.

3.Vetmia

Nga ana tjetër nëse të duhet pak kohë vetëm për veten tënde, peshkimi është një mënyrë e shkëlqyer për t’u arratisur.   Mund të largosh vëmendjen nga gjithçka që ka qenë duke të shqetësuar , të pastrosh mendimet e tua dhe të shijosh vetminë.

4.Të bëhesh i aftë për të mbijetuar

Peshkimi të aftëson  për  t’u përgjigjur situatave të   caktuara. Edhe pse na duket sikur kurrë nuk do të na duhet të përballemi me situata ku duhet të mbijetojmë, asnjëherë si dihet se çfarë na sjell jeta.  Kështu që  mund të fillosh të provosh disa metoda të ndryshme peshkimi. Unë mendoj se kjo është argëtuese më shumë se çdo gjë tjetër. Shpresojmë të mos gjendemi në situata  të tilla, por nëse ndodh kështu do të jemi të përgatitur.

5.Ushqim i mirë

Peshku përmban shumë proteina, ka pak yndyrë dhe është një shtesë e mrekullueshme për të pasur një diete te shëndetshme.  Nëse peshkon për darkën tende,nuk ke perse te shqetësohesh për të  kaluar nga supermarketi  kur te kthehesh për në shtëpi dhe gjithashtu kjo do t’ju ndihmojë të kurseni ca para.  Përveç kësaj do të keni një ndjesi të mrekullueshme përmbushjeje.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI