Përveç faljes

Lexo: Levitiku 5:15-16; 6:4-5; Luka 19:1-10

“Të lutem, më fal, Zot,” u lut Andi një natë para se të flinte. “Nuk doja të përplasesha me gardhin e zonjës Andoni këtë pasdite. Unë… unë mendoj se nuk duhet të ecja përmes kopshtit të saj dhe nuk… nuk do ta përsëris më këtë. Të lutem, më fal edhe të prisha shkurren e saj të trëndafilit. Faleminderit. Amen.” Ai u ngrit dhe u hodh mbi shtrat, gati për t’u shtrirë.

Nëna e puthi dhe e mbuloi. “Andi,” tha ajo, “nuk më kishe thënë asgjë për gardhin e zonjës Andoni. Çfarë ndodhi?”

Andi ngriu. “Duhet të ta tregoj?” pyeti ai. “Unë tashmë i kërkova Perëndisë të më falte.”

“Duhet të ma tregosh dhe e besoj që je penduar, kështu që Perëndia të ka falur,” e siguroi nëna, “por nëse ti e ndan me mua atë që ka ndodhur, unë mund të jem në gjendje të të ndihmoj që të ndreqësh dëmet.”

“Të ndreq dëmet?” pyeti Andi. “Çfarë do të thotë kjo?”

“Do të thotë të rregullosh marrëdhënien tënde me me një person. Bibla na mëson se nëse një mëkat lëndon dikë tjetër, përveç nesh, ne duhet të bëjmë më të mirën që ta rregullojmë marrëdhënien me të,” shpjegoi nëna.

“Perëndia e fal mëkatin nëse na vjen me të vërtetë keq për të, megjithatë jemi ende përgjegjës për të bërë çdo gjë që mundemi për të ndrequr situatën. Mbase ti ke nevojë të shkosh ta takosh zonjën Andoni dhe t’i kërkosh të falur për atë që ndodhi.”

Andi heshti për disa minuta. “Po, mendoj… mendoj se duhet t’i kërkoj të falur,” pranoi ai në fund.

“Ajo nuk më pa kur u përplasa me gardhin e saj dhe kur prisha shkurren e trëndafilit, por…” Andi hezitoi. “Mos duhet t’i them asaj se do të paguaj për to me kursimet e mia?”

“Ti si mendon?” e pyeti nëna butësisht. Andi psherëtiu. “Mendoj se po”

Nëna pohoi me kokë. “Kur ti i kërkon Perëndisë falje për mëkatin, sjellja jote duhet të tregojë se je penduar me të vërtetë.” tha ajo. “Unë jam shumë e gëzuar që ti je i gatshëm ta dëmshpërblesh zonjën Andoni. Jam e sigurt që kjo gjë do të të bëjë edhe ty të ndihesh më mirë.”

A ke lënduar dikë me diçka që ti ke bërë? Në kohën e Dhiatës së Vjetër, flijimi i një kafshe duhet të ofrohej mbi një altar dhe mëkati duhet të korrigjohej. Shpesh kjo përfshinte kthimin e parave ose të sendeve të tjera personale. Duke qenë se Jezusi bëri flijimin më të madh për mëkatin, ti nuk ke pse të flijosh më kafshë. Por parimi i ndreqjes së dëmit është ende i rëndësishëm. Nëse e ke lënduar dikë, edhe padashur, bëj çdo gjë që mundesh për ta ndrequr marrëdhënien.

Rregullo marrëdhnien !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI