Përse një Perëndi i mirë lejon të ndodhin gjëra të këqija?

Çdo dhunti e mirë dhe çdo dhuratë e përsosur (falas, e madhe, e plotë) është nga lart dhe zbret nga Ati (që jep dritë) i dritave, pranë (të ndritshmit) të cilit nuk ka ndërrim (ulje apo ngritje) dhe as hije (si në eklips) ndryshimi. – Jakobi 1:17

Kur përjetojmë tragjedi të tmerrshme, përgjigjja e zakonshme është të inatosemi me Perëndinë. Njerëzit pyesin, “Nëse Perëndia është i mirë, i plotfuqishëm, dhe gjithë dashuri për ne, përse nuk i ndalon Ai gjërat që shkaktojnë dhimbje?” Megjithatë, ne e dime se sipas Fjalës së Perëndisë, e vërteta nuk është në Satanin, ai është gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrave.

Lexoni Jakobi 1:17. Gjithçka e mirë vjen prej Perëndisë. Perëndia është i mirë dhe Ai nuk mund të jetë asgjë tjetër. Për më tepër, Ai nuk ndryshon. Ai është përsosmërisht i qëndrueshëm, besnik dhe i vazhdueshëm. Ai është i mirë, gjithmonë.

Është e qartë që Perëndia nuk i ndalon gjithmonë tragjeditë, dhe ne nuk e dimë gjithmonë përse gjërat e këqija ndodhin. E para e Korintasve 13:12 thotë: “…tani shoh pjesërisht (jo në mënyrë të përsosur)…” Duhet të mbajmë mend që besimi gjithmonë na kërkon të pranojmë pyetje pa përgjigje dhe duhet të arrijmë të jemi të kënaqur të njohim të Vetmin që di gjithçka dhe të vendosim besimin tonë tek Ai.

Lutje

Perëndi, unë ndoshta nuk do të kuptoj gjithmonë përse gjëra të këqija ndodhin, por unë e di që Ti je i mirë. Kur nuk e kuptoj përse, unë do të gjej ngushëllim në Ty.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI