Përballë një dileme!

Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe të gjithë ata që sot po më dëgjojnë, të bëhen të tillë, sikurse jam unë, përveç këtyre zinxhirëve.”

 Më pëlqen kjo pamje. Pali është duke dëshmuar para mbretit dhe udhëheqësve, dhe jeta e tij varet në fije të perit. Por ajo që e drejton Palin në mes të kësaj dëshmie, nuk është për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së tij. Por cfarë e drejton atë? Ai thotë:  “Dhëntë Perëndia që jo vetëm ti, por edhe të gjithë ata që sot po më dëgjojnë, të bëhen të tillë, sikurse jam unë,” Pra në thelb, po thoshte se ai që i besonte ato që po thoshte Pali, do të bëhej ndjekës i Krishtit. Pali priste me padurim që njerëzit që po e merrnin në pyetje dhe që po e hetonin, të njihnin dashurinë e Krishtit. Të përjetonin hirin e Krishtit. Të besonin Ungjillin e Krishtit. Dhe kjo ishte ajo që e udhëhiqte Palin.

Dhe kështu, unë mendoj për jetën time dhe për jetën tuaj, cfarë na motivon ne? A presim me padurim që njerëzit rreth nesh të njohin dashurinë e Krishtit? Të besojnë Ungjillin e Krishtit? A po i drejton kjo gjë, marrëdhëniet tona sot? Ne duam që njerëzit ta besojnë këtë. Duam që njerëzit ta dinë këtë. A jemi të shqetësuar për përjetësinë e të tjerëve, më shumë se sa për këtë gjë, apo atë gjë në jetën tonë? A jemi të shqetësuar për ardhjen e njerëzve të tjerë në njohjen e Krishtit? Kjo është pamja në jetën e Palit, këtu. Le të jetë edhe pamja e jetës sonë.

Oh Perëndi, ne lutemi që Ti të na japësh këtë lloj drejtimi, këtë lloj motivimi, sot. Lutem për këtë në jetën time dhe në jetën e atyre njerëzve që po më dëgjojnë. Le të drejtohemi nga dëshira dhe nga pasioni për t’i parë njerëzit e tjerë rreth nesh, të vijnë në njohjen e Krishtit. Zot, na ndihmo të ndajmë Ungjillin me besnikëri. Na ndihmo të mos heshtim për Të. Na ndihmo ta flasim ungjillin dhe, ndërsa e flasim, Perëndi, na ndihmo t’u lutemi njerëzve që të bëhen sikurse jemi ne, të shpëtohen me anë të hirit Tënd dhe të vijnë në një marrëdhënie me Ty. Zot, na ndihmo të jetojmë për këtë sot. Përdore jetën tonë në këtë drejtim sot, ndërsa na jep shumë mundësi. Ashtu sic Pali pati mundësinë para mbretit Agripa, ndërsa ne kemi mundësinë sot, për të ndarë Ungjillin, na ndihmo të flasim dhe të jetojmë në mënyrë të tillë që njerëzit të njohin dashurinë Tënde në Krishtin.  Të lutemi që të na përdorësh sot për këtë gjë, që njerëzit rreth nesh, në lagjen tonë, në vendin e punës, në shkolla, njerëzit në komunitetin tonë, në qytetin ku jetojmë, të njohin Krishtin përmes nesh. U bëftë kështu. Lutemi për këtë në emër të jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI