A po duroni një natë të errët për shpirtin tuaj? Duroni dhe pak – një mëngjes i bukur po vjen.

Efesianëve 5:18-21

Tek Efesianëve 5:20, Pali u thotë besimtarëve “duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht”. Kur lutemi në emër të Jezusit, ne shprehim dëshirën tonë për të pasqyruar karakterin e Tij dhe për të kërkuar lavdinë e Tij. Lutja në këtë mënyrë është jetike për të kuptuar se si të vlerësojmë çdo gjë që Zoti lejon në jetën tonë – duke përfshirë humbjet, diagnozat dhe zhgënjimet.

Pra, si të kemi një zemër falenderuese në çdo gjë? Mendoni për të gjitha ato gjëra që përjetoi Jozefi. Derisa u bë adoleshent, gjithçka që kishte njohur ishte dashuria dhe siguria. Por një ditë filluan problemet, falë sjelljes  dhe zhelozisë së vëllezërve më të mëdhenj. Jozefi e gjeti veten të hedhur në një gropë dhe më vonë në burg, të grabitur nga gjithçka përveç besimit të tij. Për më shumë se një dekadë, ai priti dhe vetëm priti. Dhe megjithëse Shkrimi nuk na tregon kurrë se çfarë po mendonte Jozefi, ai duhet të ketë duruar disa netë të errëta për shpirtin e tij.

Megjithatë, më vonë, kur Jozefi ua zbuloi identitetin e tij vëllezërve të tij në Egjipt dhe u tha: “Perëndia më dërgoi përpara jush për të shpëtuar jetë(Zanafilla 45:5). Këto fjalë na tregojnë se kur ai shikonte vështirësitë e së kaluarës, Jozefi shihte dorën e Zotit të vepronte. Ndaj ai nuk ishte i mbushur me hidhërim, por me mirënjohje.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI