Pasuritë e Besimtarit

Ne nuk duhet të jetojmë në varfëri shpirtërore; Perëndia na ofron pasuritë e Tij – çdo ditë.

Filipianëve 4:19-20

Imagjinoni sikur keni kursyer për një kohë të gjatë për të lundruar me traget. Më në fund, jeni në bord me dy valixhe të paketuara me kujdes. Mbrëmjen e parë, kur në mikrofon dëgjohet “Darka është gati”, ju nxirni buken dhe  gjalpin e kikirikut nga valixhja juaj dhe uleni në tavolinën e kabinës suaj të vogël dhe hani darkën tuaj. Çdo mbrëmje në kohën e darkës, ju përsërisni të njëjtën gjë. Nuk është se nuk ju pëlqejnë banketet e shijshme të anijes. Por nuk e dini që ushqimet janë të përfshira në çmimin e biletës. Për dy javë ju shijoni peizazhe të bukura, por hani ushqim të thatë dhe të ndenjur në dhomën tuaj.

Kjo histori e trishtë është një metaforë për mënyrën sesi disa besimtarë e jetojnë jetën e krishterë. Perëndia ka premtuar të plotësojë çdo nevojë të bijve të Tij – pasuritë e Tij përfshihen në çmimin që Krishti pagoi për shpëtimin e tyre (Efesianëve 1:18). Megjithatë, shumë prej nesh po përpiqen të jetojnë përtej burimeve tona. Ne nuk e dimë se bujaria e dashurisë, fuqisë dhe sigurimit të Zotit është në menu.

Marrëdhënia e një besimtari me Jezusin është një marrëdhënie unike. Ai është jeta jonë dhe Fryma e Tij jeton nëpërmjet nesh. Prandaj, gjithçka që është në dispozicion të Zotit është gjithashtu e disponueshme për ne – e gjithë fuqia, forca dhe qëndrueshmëria.

Kaloni kohë në Fjalën e Tij  për të mësuar për të gjitha pasuritë që ju jepen nëpërmjet besimit. Zoti u ofron besimtarëve gjithçka që kërkohet për të jetuar mirë dhe me urtësi. Besojini Atij për të gjitha nevojat tuaja.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI