Pastori i njohur, Dr. Charles Stanley ndërron jetë në moshën 90 vjeçare!

Ndërron jetë në moshën 90-vjecare, autori i njohur dhe pastori shumë i dashur Dr. Charles Stanley. Në 65 vite shërbesë, Dr. Stanley ndihmoi në përhapjen e ungjillit të Jezus Krishtit rreth e qark botës nëpërmjet shërbesës së tij të mësimdhënies.

Ai ka drejtuar Kishën e Parë Baptiste Atlanta (First Baptist Church Atlanta) për 50 vjet. Ai u bë pastori i16-të i kishës historike që është themeluar në vitin 1848.  Në drejtimin e Stanley-it kisha njohu rritje të pazakontë.

Dr. Stanley është gjithashtu themeluesi i shërbesës In Touch, e krijuar në vitin 1977 për të përhapur mësimet e Biblës rreth e qark botës me anë të radios dhe televizionit.

Përgjatë dekadave, Stanley pati ndikim global si autor librash dhe drejtues programi radiofonik të krishterë. Ai ka shitur më shumë se 10 milion kopje nga më shumë se 70 librat e tij. Libri i tij më i fundit u publikua në vitin 2023. Programi i tij “In Touch” transmetohet në më shumë se 4000 televizione, radio, rrjete satelitore dhe stacione rreth e qark botës. Predikimet e tij janë përkthyer në 127 gjuhë të ndryshme.

Prej vitit 2005, programi Prekja me Dr. Charles Stanley filloi transmetimin e parë në gjuhën shqipe nëpërmjet valëve të Radio 7 dhe pak vite më vonë filloi transmetimin e tij televiziv një ndër predikimet më të dashura nga shikuesit e TV 7. Prej vitesh qindra shikues nga Shqipëria dhe Kosova kanë dëgjuar për herë të parë Ungjillin e shpjeguar nga Dr. Charles Stanley dhe kanë marrë vendimin për të ndjekur Krishtin. Mijëra besimtarë të tjerë janë frymëzuar, bekuar dhe sfiduar në besimin e tyre. Shërbesa e Dr. Stanley ka ofruar trajnime për lidershipin e krishterë shqiptar duke u dhënë mundësinë pastorëve dhe drejtuesve të rriten në marrëdhënien e tyre me Krishtin dhe në shërbesën e tyre.

Dr. Charles Stanley la pas një trashëgimi shpirtërore që do të zgjas për breza më radhë. Në Media 7 jemi shumë mirënjohës për shërbesën e këtij njeriu të perëndishëm në kombin tonë dhe më gjerë, në përkushtimin e tij ndaj Fjalës së Perëndisë dhe dëshmisë së Jezusit që Ai na ka lënë. Të lumte shërbëtor i mirë dhe besnik!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI