Nuk je më kurrë vetëm.

Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen”.–Mateu 28:20

Mund ta quani si eksperimentin përfundimtar në distancimin shoqëror. Në vitin 1934, admirali Richard Byrd qëndroi për pesë muaj vetëm në një kasolle me një dhomë të vetme në Antarktidë, e mbuluar nga dëbora, në fund të botës. Në autobiografinë e tij, të titulluar, I Vetmi Byrd shkroi: “Raca njerëzore… nuk është e vetme në univers. Edhe pse jam i shkëputur nga qeniet njerëzore, nuk jam vetëm.”

Jezu Krishti u tha të njëjtën gjë dishepujve të tij pikërisht përpara se të ngjitej në qiell pasi të ringjallej. Ai tha: “Unë jam gjithmonë me ju” (Mateu 28:20). Jezusi e tha këtë duke e ditur se do t’i linte fizikisht, kështu që Ai po u jepte atyre siguri për të ardhmen. Ata ishin gati të mbusheshin me Frymën e Shenjtë. Prezenca e Frymës së Shenjtë nënkupton se  Zoti është me ne.

Nëse shkoni me shokun tuaj në dyqan, jeni bashkë në të njëjtën hapësirë, duke kaluar kohë së bashku. Por të jesh me dikë duhet edhe prezenca e mendjes dhe e shpirtit. Nëse jeni të ndarë nga distanca, sërish mund t’i thoni mikut tuaj: “Zemra ime është me ty”. Sepse ti mendon  vazhdimisht për të, duke ndarë ndjenjat dhe përvojat e tua me të.

Si ndjekës i Jezusit, kujto se Zoti është me ty. Fryma e Shenjtë nuk është thjesht në botë dhe premtimi i pranisë së Tij nuk ishte vetëm për dishepujt me të cilët ecte Jezusi. Zoti e di emrin tënd. Shpirti i Shenjtë është i pranishëm me ju në dhimbjen tuaj më të fshehtë, në marrëdhëniet më të vështira dhe në momentet më të bukura të jetës sate.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI