[boxes]
[box_1_3]
[icon_heading icon=”interview” classes=””][color]“Noel”[/color][/icon_heading]
“Eja shiko ç’ka bërë Zoti“
[/box_1_3]
[box_2_3_last]
[iframe_video type=”youtube” id=”5Vwu-t7QRaE” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]
[/box_2_3_last]
[/boxes]
Muzika e Krishtlindjes ka misionin jo vetëm që të na përcjellë atmosferën e melodive të dashura por dhe mesazhin jetëndryshues të kësaj stine. Këtë mision e vazhdon dhe një drejtues adhurimi i mirënjohur si Chris Tomlin, i cili ka publikuar albumin e tij të dytë me muzikë për Krishtlindje të tit ulluar, “Adore.”
Tomlin thotë se gjithmonë e ka pëlqyer muzikën e Krishtlindjes ndaj donte të përcillte dicka ndryshe. Një ndër këngët që spikat në album është kënga ‘Noel’ (nga frengjishtja Krishtlindje) për të cilën Tomlin thotë: “Sinqerisht, më pëlqen çdo këngë e albumit, por njëra në veçanti qëndron mbi gjithë të tjerat dhe ajo është kënga Noel. Më pëlqen sepse ndonëse kënga është në albumin tim, nuk e këndoj unë por Laurein Daigle. Për këtë arsye është kaq e veçantë dhe zëri i saj përcjell akoma më shumë emocion. Melodia prekëse dhe vargu tek refreni që thotë “Noel. Noel. Eja shiko ç’ka bërë Zoti”. Kur mendon për historinë e Krishtlindjes, mendon për grazhdin, foshnjen Jezus dhe barinjtë, por në të vërtetë historia është ‘eja të shohësh atë që ka bërë Zoti’. Ky nuk ishte thjesht një moment në histori, por plani i Perëndisë për gjithë njerëzimin. Kjo është madhështore. Ai nuk erdhi me madhështi, por në një mënyrë të përulur si për të thënë ‘Unë po vij për të gjithë njerëzimin dhe për të arritur ata që janë të fundit.’ Kjo është e fuqishme dhe është historia e Krishtlindjes.”
Noel Noel
Eja shiko cfarë Zoti ka bërë!
Noel Noel
Historia e dashurisë mahnitëse
Drita e botës që për ne u dha