Lutuni për të gjithë në Turqi.
Një tërmet me magnitudë 6.8 godet Turqinë Lindore. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit e emergjencave në vend duke ndërhyrë. Në video po ashtu shfaqen njerëz nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre.
Kanë vdekur të rreth 22 persona dhe mijra të tjerë janë plagosur ndërsa qindra ndërtesa janë shembur. Në disa pallate ka pasur edhe zjarre.
Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu pohoi se të paktën 100 ndërtesa janë shkatërruara në Elazig, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit. Ai po ashtu tha se edhe fshatrat rurale mund të kenë pësuar dëme në një farë mase, pa nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.
Nga ana tjetër, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se ushtria është e gatshme të angazhohet nëse do të jetë e nevojshme.
Një deklaratë tjetër vjen nga kryetari i shoqatës ‘Vatra e Shqiptareve Stamboll’. Ai tregon se nuk ka shqiptarë që jetojnë në atë zone. Ndërsa Kryeministri Rama është shprehur: “E trishtueshme! I lutemi Zotit t’iu jap forcë për ta përballuar.”
Në “Twitter” kanë qenë të shumta apelet për qytetarët e tjerë të Turqisë që të mos përdorin telefonin për t’u dhënë kështu mundësi atyre që kanë nevojë në Elazig, të kërkojnë ndihmë. Për të gjithë qytetarët e prekur janë krijuar hapësira për akomodimin.
Detaje mbi tërmetin
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 6.7 km, ndërsa lëkundja është shënuar në orën 18:55 (20.55 sipas orës lokale). Prej disa ditësh Turqia është goditur nga lëkundjet e tërmetit. Por, intensiteti i tyre ka qenë shumë më i ulët sesa lëkundja e së premtes. Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 Janar) në provincën perëndimore të Manisa, ku u regjistrua magnituda 5.4 ballë. Me anë të një deklarate, kryetari i bashkisë së Elazig tha se të gjitha ekipet e emergjencave janë në gatishmëri dhe po punojnë për të shpëtuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Tërmeti u ndje edhe në shumë provinca të tjera, përfshirë Adana, Osmaniy, Tunceli dhe Hatay.
Po ashtu, dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael. Banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë. Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 goditi provincën Elazig në 2010, duke lënë pas 51 viktima. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se viktimat janë gjetur nën rrënoja në provincën Elazig, Malatya dhe Dijarbakir. Gjysmëhëna e Kuqe turke njoftoi se ishte vendosur një tavolinë krize në Ankara. Gjithashtu, ekipet e shpëtimit u dërguan në zonat e goditura nga tërmeti. Po ashtu, janë dërguar kuzhina të lëvizshme, të cilat shërbejnë për 5,000 njerëz.
Ekipet e kërkim shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të nxjerrë njerëz nga rrënojat. Ndaj, është shtuar shpresa se veç 40 personave që u nxorrën të gjallë, të tjerë do të shohin dritën e diellit.
Një tërmet godet Turqinë-Lutuni për Turqinë
Shprehim ngushëllime familjeve që kanë humbur të shtrenjtët e tyre. U urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve nga termeti.
Jini në lutje për të gjithë viktimat dhe të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ne ende e ndjejmë dhimbjen dhe humbjet që një tërmet shkakton.
Burimi: CBN