Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. –2 KORINTASVE 5:17
Si “një krijesë e re”, ti nuk duhet t’i lejosh gjërat e vjetra që të kanë ndodhur të vazhdojnë të ndikojnë në jetën tënde të re në Krishtin. Ti je një krijesë e re me një jetë të re në Krishtin. Ti mund ta ripërtërish mendjen tënde sipas Fjalës së Perëndisë. Gjërat e mira do të vazhdojnë të të ndodhin ty!
Fillo të mendosh pozitivisht për jetën. Kjo nuk do të thotë që ju mund të merrni gjithçka që dëshironi vetëm duke menduar për të. Zoti ka një plan të përsosur për secilin prej nesh dhe ne nuk mund ta kontrollojmë Atë me mendimet dhe fjalët tona. Por është e rëndësishme që ne të mendojmë dhe të flasim në përputhje me vullnetin dhe planin e Tij për ne.
Nëse nuk ke ndonjë ide se cili është vullneti i Perëndisë për ty, atëherë mund të fillosh duke menduar: Mirë, unë nuk e di planin e Perëndisë, por di që Ai më do mua. Çfarëdo që Ai bën do të jetë e mirë dhe unë do të jem e bekuar.
Perëndia e ka filluar punën në ty dhe Ai do ta përfundojë atë plotësisht ( Filipianëve 1:6). Kështu që kur të ndihesh e dekurajuar për shkak se nuk po përparon shpejt, gjithmonë kujto se Perëndi është duke punuar në ty dhe Ai kurrë nuk do të të lërë dhe kurrë nuk do të të braktisë.
Jezusi do të të bëjë të lirë që të shijosh gjërat e mira në jetë. Be- soji Perëndisë që të ripërtërijë mendjen tënde me Fjalën e Tij.