Gjysh Tomi i përshëndeti nipin: “Ҫkemi, Justin! A është gjithçka adekuate për nipin tim sot?”.
“A… de… ku… a… te? Çfarë do të thotë kjo, gjysh?”– pyeti Justini, por megjithëse pyeti, ai e dinte që gjyshi nuk do t’ia tregonte. Mbase ai do t’i thoshte që ta gjente fjalën në fjalor.
Ashtu siç pritej, gjyshi buzëqeshi dhe tha: “Hap fjalorin. Ti e di që fjalorët për këtë janë!”.
Kështu, Justini nxori fjalorin e madh dhe shumë shpejt e gjeti fjalën. Ai murmuriste qetësisht: “Adekuat, ja ku është, dhe do të thotë…” Ai ndaloi dhe e lexoi pa zë përkufizimin. “Do të thotë se dy gjëra përputhen së bashku,” shtoi ai, duke e mbyllur librin pikërisht kur vëllai i tij hyri në dhomë. Ai mendoi: “Albani është në gjimnaz dhe mendon se është shumë i zgjuar. Do ta pyes për këtë fjalë.”
Justi tha: “Ҫkemi, Alban. Çdo gjë adekuate sot?”
Albani pa të vëllanë. “Për çfarë po flet? Çfarë do të thotë ajo fjalë njëherë?”.
Gjyshi i shkeli syrin Justinit dhe ky i fundit qeshi dhe i tha: “Hap fjalorin, Alban fjalorët për këtë janë. Apo jo, gjysh?”
Ndërkohë që Albani shfletoi fjalorin, Justini u ul në divan pranë gjyshit të tij dhe i tha: “Ty të pëlqen shumë të përdorësh fjalë të reja, apo jo, gjysh?”.
Gjyshi hodhi krahun supeve të Justinit. Ai i tha: “Po, më pëlqen, mënyra se si unë e shoh këtë gjë, domethënë, përdorimi i fjalëve është dhunti nga Perëndia. Ai i ka dhënë njeriut aftësinë për të mësuar gjuhë dhe për të shkruar fjalë që shprehin ide.
Ka disa fjalë që e shprehin idenë më mirë se fjalët e tjera, kështu, mua më pëlqen të gjej të duhurat për të thënë diçka.”. Gjyshi heshti, por më pas shtoi: “Komunikimi është një pjesë thelbësore e jetës. Njeriu mund ta marrë këtë aftësi që Perëndia i ka dhënë dhe ta shpërdorojë atë, ose mund ta përdorë për mirë.”.
“Nuk e kisha menduar ndonjëherë këtë. Mendoj se kjo tregon që duhet të jemi të kujdesshëm për të përdorur fjalët e duhura, apo jo?”- tha Justini. Ai u ngrit për të shkuar në dhomën e tij dhe përshëndeti: “Shihemi më vonë, gjysh, dhe shpresoj të kalosh një ditë adekuate sot!”
E ke menduar ndonjëherë rëndësinë që kanë fjalët? Ato përdoren çdo ditë në libra, në programe radiofonike dhe televizive, në internet dhe në biseda me familjen tënde dhe me miqtë e tu. Mos harro që fjalët mund të përdoren për të nderuar ose çnderuar Zotin. A janë të këndshme për Të fjalët që dalin nga goja jote? Duhet të jenë, prandaj mendo para se të flasësh. Falënderoje Perëndinë për aftësinë e komunikimit nëpërmjet gjuhës, dhe sigurohu që gjithçka që thua të jetë e pranueshme për Të.