Keti ishte diagnostikuar me tumor. Për shumë kohë ajo mezi arrinte të bënte gjërat më elementare për veten e saj. Por një ditë, për herë të parë, pas një kohe të gjatë, u ndje mirë fizikisht ndaj vendosi që të bënte disa gjëra ndryshe nga rutina e saj. Dhe vendosi që të shkonte në postë për të blerë disa pulla.
Ndërsa po priste në radhë, u ndje krenare për veten. Dhe mendoi, “Vitin e kaluar kam qenë aq shumë sëmurë sa nuk kam qënë kurrë në jetën time dhe ja ka jam, akoma gjallë. Dhe jo vetëm kaq, por madje jam duke bërë gjëra për veten dhe, hej, kjo më bën të ndihem shumë mirë!” Në atë çast ajo vuri re se dy gratë që po prisnin para saj ishin shumë të irrituara me ritmin e ngadaltë të ecurisë së punës. Madje filluan të ankoheshin me zë të lartë duke thënë se kishin “gjëra më të mira për të bërë” sesa të prisnin radhën në postë “gjithë ditën”.
Keti mendoi për një minutë: “A kam ndonjë gjë më të mirë për të bërë sot sesa të rri këtu e të pres në radhë? A ka ndonjë gjë më të mirë sesa thjesht të jesh gjallë dhe të jesh mirënjohës?” Përgjigja ishte: “Jo”. Ajo donte t’i pyeste ato dy gratë nëse e kishin idenë se sa njerëz do donin të ishin në vendin e tyre, dhe nëse e kishin idenë se çfarë dhurate e çmuar është të jesh në gjendje të qëndrosh në radhë për të blerë pullat e postës! Por sigurisht që, nuk u tha gjë.
Të mbijetuarit nga tumori, më thonë shpesh se një nga dhuratat e kësaj sëmundjeje është se “nuk shqetësohesh për gjërat e vogla”. Keti thotë: “Reagimi im ndaj shumë gjërave është ky: “Pra, në tërësinë e gjërave, sa e rëndësishme është kjo gjë për mua?’” Moisiu iu lut Zotit: ” Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90:12). Nuk është e thënë se duhet të keni tumor që ta bëni këtë lutje. Zot, na ndihmo të gjithëve ta vlerësojmë ditën që na ke dhënë dhe na ndihmo ta përdorim atë me urtësi për Ty – pa u ankuar.