Ndërsa përballemi me sfida të ndryshme në jetë, ka një sërë arsyesh që mund të na ndalojnë të lutemi. Mund t’i themi vetes se jemi shumë të zënë për t’u lutur. Mund të mendojmë se mund ta zgjidhim problemin vetë. Ose mund të mendojmë se Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve tona. Dhe edhe nëse lutemi përfundimisht, lutemi për shkak të përgjegjësisë që kemi dhe jo nga besimi se Perëndia do të na përgjigjet.

Megjithatë, Perëndia i dëgjon lutjet tona. Jezusi u tha dishepujve të Tij se vetëm besimi sa një kokërr sinapi ishte i nevojshëm për të lëvizur malet. Një masë e vogël besimi mund të ketë një ndikim të mahnitshëm në jetën tonë.

Ndërsa fillojmë të lutemi me besim, le të guxojmë të besojmë se Perëndia do të bëjë të pamundurën në jetën tonë. Kur Perëndia u përgjigjet lutjeve tona, lavdia e Tij shfaqet. Duhet ti kujtojmë vetes se Perëndia u përgjigjet lutjeve tona në një mënyrë ose në një tjetër. Mund të mos jetë gjithmonë ashtu siç e kemi imagjinuar, por më e mira e Tij është zgjidhja e duhur.

Hebrenjve 4:16 na nxit që t’i afrohemi fronit të hirit të Perëndisë me guxim. Ky lloj besimi nuk do të thotë se do i kërkojmë Perëndisë t’i bëjë gjërat sipas mënyrës tonë, por përkundrazi të ndihemi të lirë t’i afrohemi Atit tonë të plotfuqishëm me çdo gjë—qoftë një shqetësim i vogël, një problem moirës, një kërkesë e guximshme ose një moment lavdërimi dhe gëzimi. Ai dëshiron që ne të shkojmë para Tij me besimin se Ai na do dhe dëshiron të na ndihmojë.

I gjithë cinizmi ynë fillon të zhduket ndërsa Zoti u përgjigjet lutjeve tona. Kur qielli hapet dhe mrekulli  ndodhin në jetën tonë, kuptojmë të Vërtetën. Ne e kuptojmë se Ai na do aq shumë sa do të lëvizë edhe malet për ne. Haleluja Mbretit të mbretërve!

Lutje: Zot, më jep besim që të vij para Teje në lutje, duke e ditur se Ti dëshiron të më takosh në çdo stinë të jetës sime. Më jep besim të besoj në Ty për gjërat e pamundura për mua dhe për të tjerët. Lutem  në emër të Jezusit. Amen.

Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.- Hebrenjve 4:16

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI