Lynn shkruan: “Nuk mbaj mend se kur humba ndikimin tek fëmijët e mi. Kur ata u bënë adoleshentë, nisa të kisha vështirësi të qëndroja bashkë me ta në një dhomë. Njëherë ishim me pushime. Isha në dhomën time të hotelit dhe e lashë orën digjitale pa rregulluar. Patjetër që fëmijët e mi u morën me këtë problem menjëherë. Duket se ata dinë si të merren me çdo buton.”
Është kaq e vërtetë. Një adoleshent di si të bëjë gjithçka në një kompjuter. Lynn shkruan se djali i saj, ‘Mund të lidhë të gjitha llojet e fijeve për të venë në punë magnetofonin, sistemet ndriçuese, kitarat dhe amplifikatorët. Nuk ka nevojë për instruksione.’ Por, ai nuk e zbraz koshin, nuk fik dritën, nuk e pi qumështin në gotë dhe as nuk shkruan qartë.
Ne të gjithë dimë gjëra të ndryshme në kohë të ndryshme. Ne mësojmë atë çfarë është e rëndësishme për ne. Një adoleshent ka nevojë të dijë më shumë mbi kabllot, mikrofonat e kompjuterët për të komunikuar me miqtë e tij. Lynn vëren, “Ai do të mësojë të fikë dritën kur të fillojë që ta paguajë vetë faturën. Do të mësojë ta mbushë makinën plot me karburant kur të udhëtojë me fëmijët e tij adoleshentë.”
Ne na është dashur të mësojmë mbi kompjuterët e mbi kamerat digjitale. Këto mjete janë të nevojshme për jetën tonë. Nuk mund të mos dimë si t’i përdorim. Ne mësojmë atë që është më e rëndësishme dhe më e nevojshme për jetën tonë.
Është një person të cilin nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos e njohim. Ky është Perëndia. Nuk është e nevojshme të kesh studiuar në kolegj, e as ta njohësh shkëlqyeshëm kompjuterin për t’u afruar me të. Ai ka bërë lëvizjen e parë dhe na ka ftuar që të kemi një marrëdhënie me të. Jezusi tha “Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar” ( Gjoni 17:3). Nëse e njeh Atë, Ai do të ndryshojë këtë jetë dhe në përjetësi.