“Zoti i tha Moisiut: «Ja, unë do të bëj që të bjerë manë mbi ju nga qielli; dhe populli do të dalë çdo ditë për të mbledhur racionin e ditës, sepse unë dua ta vë në provë për të parë nëse do të ecë ose jo sipas ligjit tim.”-Eksodi 16:4
Në këtë kapitull ndodhin shumë gjëra dhe është një skenë që do të përsëritej vazhdimisht e vazhdimisht në pjesën tjetër të Biblës. Ky është një përshkrim i sigurimit të Perëndisë për popullin e Tij gjatë gjithë ditëve. Pra, ata ishin në nevojë për ushqim tani që ishin larguar nga Egjipti. Populli i Perëndisë po harronte tashmë mirësinë e Perëndisë. Domethënë, Ai i çliroi ata nga skllavëria në Egjipt. Ai i kishte kaluar ata përmes një deti të ndarë në mes, përmes Detit të Kuq. Edhe toka ku ata shkelën nuk ishte e lagur. Ishte vend i thatë. Ai i drejtoi ata përmes asaj toke dhe i ktheu ujërat në vend duke i mbuluar egjiptasit që të mos i mposhtnin izraelitët. Dhe prapë, dy kapituj pasi ndodh kjo, në njërin kapitull ata adhuruan Zotin për çlirimin dhe tani po ankoheshin para Zotit duke thënë: Sikur të kishim vdekur nga duart e Zotit në vendin e Egjiptit.
Ne kemi një nevojë të dëshpëruar për Perëndinë. Mbi të gjitha nevojat fizike, ne kemi nevojë për hirin e Zotit në jetën tonë. Në këtë histori shohim një përshkrim të vetes tonë me prirjen për të harruar mirësinë e Perëndisë, me një prirje për të vënë në dyshim dashurinë e Tij për ne, drejtimin e Tij në jetën tonë, me një prirje për t’u ankuar para Zotit, ndërkohë që Ai ka premtuar të na japë gjithçka që kemi nevojë në përditshmërinë tonë. “Unë do të siguroj për ju. Unë do të siguroj për popullin tim.” Ky është një premtim që Perëndia i jep popullit të Tij vazhdimisht e vazhdimisht në Bibël për të gjithë ata që besojnë te Ai. Kjo është tabloja që gjeni në fund të këtij vargu, ku njerëzit duhet të shkojnë dhe të mbledhin racionin e çdo dite që Ai të mund t’i sprovojë ata nëse do të ecin në ligjin e Tij ose jo.
Perëndia dëshiron që fëmijët e Tij t’i besojnë Atij, të shohin nga Ai dhe të besojnë që Ai do të sigurojë për ta ditë pas dite, çast pas çasti, dhe a nuk është lutja kësisoj? Të shohësh nga Perëndia ditë pas dite, çast pas çasti, duke thënë: “Perëndi, kam nevojë për këtë dhe unë besoj se Ti do të sigurosh. Perëndi, unë kam nevojë për Ty në këtë mënyrë. Zot, unë mbështetem tek Ti në këtë mënyrë. Unë shoh nga Ty për këtë dhe besoj se Ti do të sigurosh.”.
Ndaj ne lutemi, o Perëndi, të na ndihmosh të besojmë te mirësia Jote, te hiri Yt, te sigurimi Yt që ke premtuar të na japësh. Ne të lavdërojmë për premtimet e Tua për të siguruar për ne, për Fjalën Tënde që është buka jonë e përditshme, siç e shohim të shpaloset te Eksodi 16. Perëndi, ne të lavdërojmë që na flet. Mua më kujtohet koha që pata me Ty në mëngjes herët. Zot, të falënderoj pa masë që takohesh me mua, që më flet, që më dëgjon, dhe jo vetëm mua, por të gjithë ata që shohin nga Ti, të gjithë ata që besojnë tek Ti.
Zot, ne kemi nevojë për Ty dhe nuk mund të bëjmë asgjë pa Ty. Ne kemi nevojë për Ty më shumë se sa kemi nevojë për bukën e përditshme. Ne kemi nevojë për Ty më shumë se sa kemi nevojë për ushqim sot. Ne kemi nevojë për Ty më shumë se sa kemi nevojë për ujë sot. Ti je Ai që na mban. Ti je jeta jonë. Ti je gëzimi ynë. Ti je kënaqësia jonë dhe të lavdërojmë për besnikërinë Tënde për të siguruar për gjithçka që ne kemi nevojë, për besnikërinë Tënde për të bërë që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për mua. Edhe kur tundohemi dhe priremi të ankohemi, edhe kur priremi që të vëmë në dyshim drejtimin Tënd me dashuri në jetën tonë, ne të lavdërojmë që e drejton jetën tonë. Ndaj sot së bashku në lutje, bazuar te Eksodi 16, ne themi se besojmë në Ty. Ti siguron çdo ditë për atë që ne kemi nevojë. Ti je besnik. Ti je i mirë. Ti je i hirshëm. Ti je Ati më i mirë, më i dashur dhe më i përsosur, dhe të lavdërojmë për sigurimin Tënd me besnikëri. Ne jetojmë sot me besimin tek Ti, me besimin që Ti do të sigurosh për ne gjithçka që kemi nevojë ndërsa shohim nga Ti, ndërsa ecim me Ty në ligjin Tënd, në rrugët e Tua, ndërsa ndjekim urdhërimet e Tua dhe ndërsa besojmë te dashuria Jote. Në emrin e Jezusit ne lutemi. Në emrin e Atij që vdiq në kryq dhe u ringjall së vdekurish. Ti e ke vërtetuar besnikërinë Tënde me jetët tona për të gjithë përjetësinë. Në emrin e Jezusit ne lutemi, amen.