Trenat e pasagjerëve nuk kalonin më në qytetin e vogël të Pogradecit, por, për festën e përvjetorit të qytetit, në shinat e vjetra treni do të kalonte edhe një herë. Duke treguar me gisht një tabelë, Albi thirri: “Babi, shiko!”.
Babai lexoi me zë: “Udhëtime falas! Hipni dhe shijojeni shëtitjen me trenin e vjetër për në Durrës.” Kështu, Aldo dhe babai hipën në tren.
Pasi kaloi një kohë e gjatë, Aldo pyeti: “Babi, a nuk duhet të ishim nisur tani?”. Babai pa përreth dhe u përgjigj: “Mbase po presin për më shumë njerëz.”. Pikërisht atëherë në vagon hipi një makinist, i cili pasi i përshëndeti, iu tha: “Mendoj se ju, miqtë e mi, nuk e keni lexuar tabelën me kujdes. Ky vagon nuk do të shkojë gjëkundi.”
I habitur Aldo pyeti: “Po si është e mundur?”.
Burri u përgjigj duke thënë: “Epo, ky vagon gjendet në shinat anësore dhe nuk është lidhur me lokomotivën. Ne po përdorim trenin që gjendet në shinat kryesore. Ai do të kthehet së shpejti dhe më pas ju do të mund të udhëtoni.”.
Aldo dhe babai u ndjenë disi në siklet dhe së bashku me disa njerëz të tjerë zbritën nga treni për të pritur tjetrin të kthehej.
Më pas babai tha: “Ne hipëm në tren plotësisht të sigurt se do të udhëtonim për në Durrës, por nuk shkuam atje sepse hipëm në të gabuarin, jo në atë që duhej të merrnim. Dhe kjo më kujton xhaxhi Visin.”.
Aldo e pyeti: “Ashtu? E pse?”.
Babai nisi t’i shpjegonte: “Sepse pikërisht mbrëmjen e shkuar më tha se është tërësisht i bindur se do të shkojë në parajsë, por mendon se janë veprat e mira dhe të shkuarit në kishë rregullisht ato që do ta çojnë atë atje. Duket sikur ai është në shinat e gabuara dhe aspak i lidhur me lokomotivën.”.
Aldo e pyeti sërish: “‘Të jesh i lidhur me lokomotivën për të shkuar në parajsë’ do të thotë ‘të kesh pranuar Jezusin si Shpëtimtar’, apo jo?”.
Babai u përgjigj: “E drejtë. Të gjithë ata që nuk e kanë pranuar dhe nuk e kanë besuar Krishtin janë në shinat e gabuara.”.
Kur dëgjuan fishkëllimën e një treni, Aldo dhe babai ngritën kokën dhe panë trenin të afrohej. Pak çaste pasi ata hipën në vagonin e duhur pas lokomotivës, Aldo sugjeroi: “Duhet t’i tregosh xhaxhi Visit për këtë udhëtim me tren. Mbase ia tregoj edhe vetë. Tani ne jemi lidhur me lokomotivën dhe këtë herë do të mbërrijmë diku.”.
Po ti je i sigurt që ndohen në shinat e duhura për të shkuar në parajsë? A je i lidhur me lokomotivën?
Fjala e Perëndisë nuk thotë se ne shkojmë në parajsë sepse shkojmë në kishë, sepse ndihmojmë të varfrit, sepse jemi të sjellshëm dhe të dobishëm apo sepse bëjmë gjërat të tjera të mira. Fjala e Perëndisë thotë se ti duhet të besosh tek Biri i Perëndisë, Jezusi. Ti nuk do të shkosh në parajsë nëse nuk lidhesh me Të. Besoje Jezusin si Shpëtimtarin tënd sot. (Shiko lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri.)
Jezusi është e vetmja rrugë për në parajsë!