Në prag të koncertit në Tiranë, kantautori Italian ndan emocionet!

Kantautori i mirënjohur Italian, Nico Battaglia vjen në Tiranë, për një koncert madhështor në 10 Dhjetor 2022. Dëshmia e shërimit të tij ka prekur zemrat e mijera njerëzve. Në prag të ardhjes së tij në Tiranë në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e Radio 7, ai ndan detaje në një intervistë paraprake për TV7 Albania.
I lumtur pas rikthimit të tij në Shqipëri pas 10 viteve mungesë, Battaglia tregon se ajo që i ka bërë përshtypje më së shumti nga ky vend është dashuria e mikpritja. “Jam entuziast për ardhjen në Tiranë. Në vizitën e fundit kam marrë nga ky vend në mënyrë të veçantë, dashuri dhe mikpritje. Kishte zemra të hapura e të etura për mesazhin e Ungjillit. Gëzoj për një moment shumë të rëndësishëm për Radio 7, në këtë përvjetor të 20-të. Do të jëtë një gëzim për mua të ndaj këtë moment të rëndësishëm me radion dhe të gjithë miqve të ngushtë të saj. Kam dëshirë të jap mesazh shumë të qartë dhe specifik që ka të bëjë më dëshminë time të fundit . Prandaj do ta ndaj nëpërmjet këngëve të mia. Është një mesazh besimi, shprese, rilindje që të drejton gjithmonë tek Jezusi dhe mesazhi i Ungjillit”.
Kantautori Italian ndan detaje nga dëshmia e jetës së tij, sesi nisi sëmundja e rëndë në trupin etij. “Kjo sëmundje e keqe së paku në fazën fillestare preku aftësinë time për të kënduar, për të folur mirë, apo për t”i artikuluar fjalët në mënyrë të kuptueshme. Dhe tani pas disa vitesh, për mua, të këndoj, të flas dhe të arrij të ndaj përmes muzikës dhe këngës është jashtëzakonisht emocionuese. Ky është një emocion gëzimi që më rikthen tek Zoti Jezus dhe më zhvillon më tej falenderimin për të.
Muzikanti Italian ka shkruar mjaft këngë në periudhën më të vështirë të tij, kur ai nuk mundej të fliste dot për shkak të kancerit në gjuhën e tij.
“ Si njeri i besimit, unë dhe gruaja ime jemi mbajtur tek Zoti në dy mënyra. Së pari, përmes Biblës, Fjalës së Zotit. Vendosëm të zhyteshim në Fjalën e Zotit dhe të kujtonim të gjitha premtimet e mrekullueshme të shkruara në Bibël për të gjithë ne. Më pas lutja. Jemi lutur shumë dhe kemi pasur mbështetje në lutje në shumë persona të tjera. Më pas ka qënë forca e familjes. Kemi qëndruar pranë atyre që na duan dhe na kanë dashur gjithmonë. Dhimbja ndonjëherë na bën të izolohemi dhe kjo është e rrezikshme por ne kemi gjetur forcë tek familja, kisha dhe marrëdhënia jonë me Zotin. Kjo na ka bërë të përballojmë këtë luftë të vështirë me armë shumë të dobishme. Të adhuroja Zotin në heshje, ishte si të adhuroja në shkretëtirë. Kur e adhurojmë Zotin në shkretëtirë, ai na mundëson të dëgjojmë më mirë zërin e tij. Prandaj për mua të adhuroja Zotin në heshje më ka lejuar të mbledh disa nuanca të vetes dhe adhurimit tim ndaj zotit që nuk i dija. Edhe veshi im shpirtëror u rafinua sepse kuptova në heshtje të dëgjoja në mënyrë të saktë zërin e Zotit. Sinjalet, fjalët, këshillat, afërsinë e tij. Ndonjëherë mendojmë se Zoti nuk është pranë nesh. Kjo është një ide e gabuar. Thjeshtë ndonjëherë, ne nuk arrijmë të dëgjojmë sepse veshi ynë shpirtëror, shpirti ynë është i mbytur nga shumë gjëra që zënë zemrën në jetën tonë. Përkundrazi, kur përqëndrohemi dëgjojmë frymëmarrjen e Zotit që është pranë nesh , aty kuptojmë se ai ka qënë gjithmonë pranë nesh dhe mësojmë ta dëgjojmë. Prandaj adhurimi im në heshtje , në heshtjen e shkretëtirës më ka ndihmuar të dëgjoj më mirë”.

Për të ndjekur intervistën e plotë mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI