A është jeta juaj tani “fushë me lule”, e lirë nga të gjitha problemet? Unë mund t’ju dëgjoj të thoni: “Po tallesh tani? Unë as nuk mbaj mend se çfarë arome kanë lulet!”
Sidoqoftë, përmes përvojave të mia të dhimbjes unë kam vënë re se ndonjëherë ne ngecim në dhimbjen tonë. Me këtë dua të them se përvetësojmë një qëndrim që thotë: “Unë refuzoj të ndihem më mirë derisa kjo situatë që nuk ndryshon të ndryshojë.” Kur mendojmë kështu, ne e përshkruajmë veten sikur jemi në një qoshe të mbytur nga emocionet, njësoj si një miku im që përshkroi sipërfaqen e një pishine, ku ai i druhej fundit të cektë. Kur mbaroi përshkrimin, ai nuk kishte çfarë të thoshte. Kështu jemi edhe ne nëse refuzojmë të pranojmë të pashmangshmen.
Mendimi i dytë që më ndihmon kur ngec në dhimbjen time është ky: Askush nuk është përgjegjës për ndjenjat e mia, përveç meje. Lëndimi, mungesa e shpresës dhe mërzia janë përgjegjësia ime. Unë mund të mos jem në gjendje t’i ndryshoj rrethanat, por mund të zgjedh të kem një qëndrim ndaj tyre.
Një herë, dikush më dërgoi një email me humor në të dhe emaili mbante këtë titull “Qëndrimi është gjithçka!” Mesa duket një grua ishte zgjuar një mëngjes dhe kishte vënë re se kishte vetëm tre fije floku në kokën e saj. Ajo tha: “Epo mirë, mendoj se do t’i bëj gërshet flokët sot.”Kështu bëri dhe pati një ditë të mrekullueshme. Ditën tjetër ajo u zgjua dhe pa se kishte vetëm dy fije floku në kokën e saj, dhe tha: “Mendoj se sot do t’i ndaj në mes flokët.”. Dhe pati një ditë fantastike. Ditën tjetër ajo u zgjua dhe vuri re se kishte vetëm një fije floku në kokën e saj. “Epo, sot mendoj se do t’i kap bisht flokët.”. Dhe pati një ditë të mrekullueshme. Ditën e katërt ajo u zgjua dhe pa se nuk kishte asnjë fije floku në kokë. Kështu ajo ia tha: “Po! Sot nuk më duhet t’i rregulloj flokët!”.
Bibla thotë: “Të përtëriheni në frymën e mendjes suaj” (Efesianëve 4:23). Kjo është një këshillë e mirë për të gjithë ne sot.
Çfarë problemi mund t’i parashtroni sot Zotit?