Ndriçoni kudo që ndodheni!

A është dikush që mund t’i shërbeni dhe inkurajoni sot?

Gjoni 12:35-36

Jezusi, Drita e Botës, na tha ne – ndjekësve të Tij – të jemi dritë. Ne duhet të shkëlqejmë që njerëzit të tërhiqen nga Ai që banon brenda nesh.

Drita shkëlqen në mënyrë më efektive kur nuk mbahet e fshehur. Si të krishterë, ne duhet të jemi transparentë për besimin dhe varësinë tonë në Zotin. Sjellja jonë duhet të jetë e njëjtë sin ë privat ashtu edhe në publik. Eliminimi i zakoneve dhe praktikave mëkatare do ta ndriçojë dëshminë tonë për Jezusin. Drita zbulon atë që është në errësirë, si dhe atë që mungon. Fryma e Shenjtë do t’i përdorë veprat tona për të ndriçuar të vërtetën në jetën e të tjerëve dhe për të zbuluar nevojën e tyre për Shpëtimtarin.

Drita shërben edhe për të udhëhequr dhe për të paralajmëruar. Ndërsa i bindemi drejtimit të Zotit, ne do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë të tjerët të kuptojnë se kush është Perëndia dhe se sa shumë i do Ai. Gjithashtu mund të jemi si ata pishtarë që u tregojnë njerëzve për rreziqet përgjatë rrugës së tyre. Së fundi, veprat tona duhet të mbartin ngrohtësi nëpërmjet një qëndrimi inkurajues.

Për të pasur një ndikim të fortë, ne duhet të reflektojmë dritën e Birit të Perëndisë. Rritja në ngjashmëri me Krishtin është çelësi kryesor. Bëjeni qëllimin tuaj për të ndriçuar dritën tuaj kudo që ndodheni – veçanërisht në shtëpinë tuaj, vendin e punës dhe komunitetin tuaj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI