Lexo: Gjoni 9:4; Efesianëve 5:15-17
Duke e vendosur Biblën në tavolinë, Mikeli pyeti: “Mami, çfarë është koha me saktësi?”. Motra e tij, Xheni, ngriti sytë nga libri që po lexonte dhe pyeti: “Po bën shaka, apo jo? Ti e di se çfarë është koha. Është… Si ta përkufizoj? Është një… përllogaritje, siç është koha nga ora një deri në orën dy. Ose koha që nevojitet për të ngrënë mëngjes.”.
Mikeli pyeti sërish: “Por, si mund ta shfrytëzojmë ne kohën? Kur ne besojmë tek Jezusi, shpengohemi dhe shpëtohemi. Por këtu thuhet…” Mikeli hapi Biblën e tij dhe vazhdoi: “Këtu thuhet ‘duke e shfrytëzuar kohën sepse ditët janë të mbrapshta.’”.
Nëna i tha: “Oh, tani e kuptoj se për çfarë po flet.”. Ajo mendoi për një çast dhe më pas shtoi: “Disa fjalë kanë më shumë se një kuptim. Për shembull, le të marrim fjalën ‘leh’. Kjo fjalë tregon tingullin e zërit të qenit, ose mund të tregojë lëndën drusore që mbështjell trungjet dhe degët e pemëve, apo jo? Kështu është edhe me fjalën “shfrytëzim”. Kuptimi i kësaj fjale në këtë varg nuk ka të bëjë me faktin që Jezusi na shpëtoi.”.
Ende i paqartë, Mikeli murmuriti: “Mirë. Po atëherë çfarë do të thotë?”
Nëna i tha: “Në fakt… ka të njëjtin kuptim që babai im na tregoi ne fëmijëve kur jetoja ende në fermë. Ne mbillnim bar. Por duhet ta korrnim, ta linim të thahej dhe ta mblidhnim në hambar para se të fillonin shirat.”.
Mikeli thirri: “Unë e di pse! Bari i thatë kalbet dhe hambari mund të marrë flakë.”
Pas tij Xheni tha: “Po. Ky quhet oksidim spontan.”. Nëna tundi kokën dhe tha: “E drejtë. Kur ne lodheshim dhe donim që për pak çaste të bënim diçka tjetër, babai na thoshte: ‘Mos hiqni dorë tani! Duhet ta mbledhim barin sa jemi në kohë.’”.
Xheni tha: “Ah, po. E kam dëgjuar këtë shprehje. Ende e përdorim kur duam të tregojmë se duhet ta përfundojmë diçka sa e kemi mundësinë.”.
Nëna nisi t’i shpjegonte: “Po, duke na thënë që ta mblidhnim barin sa ishim në kohë, babi na tregonte se duhet ta shfrytëzonim kohën sa më mirë dhe ta fusnim barin në hambar. Ja se çfarë do të thotë ‘të shfrytëzosh kohën’. Perëndia dëshiron që ne ta përdorim atë sa më mirë.”.
Mikeli e pyeti:“Si për shembull… të bëjmë më të mirën tonë në shkollë? Dhe t’ju tregojmë të tjerëve për Jezusin?”. Nëna iu përgjigj: “Po. Këto janë disa mënyra të mira për ta përdorur kohën.”.
Mikeli u ngrit në këmbë dhe tha: “Tani po shkoj të shfrytëzoj pak kohë. Beni, fqinji ynë, më ka kërkuar ta ndihmoj me rregullimin e një kamionçine lodër. Pas kësaj do ta ftoj në shkollën e së dielës.”
Po ti e shfrytëzon kohën? E përdor atë siç duhet? Shkrimi për sot përfshin edhe fjalët e Jezusit që tha se duhet të bëjmë punën e Perëndisë sa është ende ditë, domethënë para se të vijë fundi i kësaj toke. A e përdor kohën me urti duke i bërë punët dhe detyrat e shtëpisë me përpikëri? I shërben Perëndisë duke qenë miqësor dhe duke i ndihmuar të tjerët në shkollë, në shtëpi dhe në vende të tjera? A iu flet njerëzve për Zotin Jezus Krisht? Përvishju punës dhe shërbeji Zotit “sa je ende në kohë”.
Përdore kohën tënde siç duhet!