Enoku ka jetuar shumë kohë më parë. Megjithatë ai na mëson edhe ne që jetojmë në shekullin e 21-të. Ai ishte babai i Metuselahut, njeriut më të vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Ai gjithashtu ishte edhe stërgjyshi i Noas.
Bibla na tregon se pasi Metuselahu kishte lindur, “Enoku eci me Perėndinė treqind vjet dhe pati bij e bija tė tjerė. “ Kur ai u bë 365 vjec, Enoku pati një eksperiencë unike sepse vizitoi parajsën. Bibla na thotë “Pra Enoku eci me Perėndinė, por nuk u gjend mė, sepse Perėndia e mori me vete” (Zanafilla 5:22). Dikush ka thënë se Zoti dhe Enoku po ecnin së bashku dhe Perëndia i tha, “ E di Enok, shtëpia ime është më afër se e jotja. Pse nuk vjen në shtëpi me Mua?” Dhe ai ashtu bëri.
A e vure re? Pasi Enoku u bë baba, ai eci me Zotin. Shumë burra e jetojnë jetën e tyre duke e menduar se janë mirë pa Zotin. Papritur një burrë mund të gjendet përpara përgjegjësisë së rritjes së një fëmije. Kjo jetë e sapoardhur, bëhet shtysë për një pikë të fortë kthese. Kështu Perëndia kthehet në prioritet. Një baba ka mundësi të pafundme për të sjell ndryshim në jetët e fëmijëve të tij. Le të përmendim disa.
- Së pari, si baba, ti mund të jesh aty për fëmijët e tu. Ti do të përjetosh bashkë me ta lojën e parë, ose çmimin e parë që kanë marrë në shkollë.
- Ti mund të bësh që fëmija yt të përjetojë gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë. Dhurimi i një kamere të shtrenjtë, nuk zëvendëson dëshirën për të bërë një udhëtim në kopshtin zoologjik.
- Babai mund t’i rrisë vetëvlerësimin vajzës së tij. Ndoshta nuk e ke idenë sa shumë e kërkon ajo aprovimin tënd. Ajo ka nevojë për ty, që të kuptojë kush është në të vërtetë.
- Së katërti, ke mundësinë të dish se ç’po ndodh në mendjen e një adoleshenti. Vetëm dëgjoje kur ai dëshiron të flasë.
A ke fëmijë? Ec me Perëndinë. Kjo do të sjellë një ndryshim të madh në jetën tënde dhe në jetën e tyre.