Lexo: Gjoni 15:4-5, 8

Pati shëtiste në kopsht me të motrën, duke vështruar pemët e egra të kumbullës përtej shtëpisë së tyre. Ajo tha: “Unë i pëlqej shumë kumbullat! Sezoni i kumbullave është koha më e mirë e vitit. Zakonisht pema prodhon shumë, por këtë vit janë vyshkur dhe kanë rënë gjatë gjithë verës. Tani duhet të jenë thuajse të pjekura, por duken si të thata.”.

Motra e saj Ejona iu përgjigj: “Babi thotë se kjo ka ndodhur për shkak se ka qenë shumë ftohtë dhe thatësirë.” Vajzat vazhduan shëtitjen e tyre përmes rrugëve për t’i kontrolluar sërish pemët. Ejona mori një kumbull dhe tha: “Kjo duket mirë.”.

Pati e provoi kumbullën që “dukej mirë”, por më pas bëri një fytyrë të çuditshme dhe tha: “Këto janë të shpifura! Na kanë mbetur ende edhe disa kavanoza me reçel kumbulle, por nuk mjaftojnë, dhe këtë vit nuk do të bëjmë reçel.”.

Ejona e kundërshtoi: “Jo Pati, është njësoj siç tregoi pastor Aldi dje.”. Pati e pyeti duke qeshur: “Për kumbullat foli? Nuk e kam dëgjuar këtë pjesë.”. Ejona iu përgjigj:“Ai nuk përmendi kumbullat, por foli për shërbimin ndaj Perëndisë.”. Pati e pyeti sërish: “Dhe ç’lidhje ka kjo me kumbullat? Nuk e kuptoj.”.

“Ai tha se është mirë kur njerëzit dëshmojnë ose bëjnë diçka për t’i shërbyer Perëndisë vit pas viti. Unë mendoj se ngjason pak me këto pemët e kumbullave që kanë prodhuar fruta të mira për ne vit pas viti,” shpjegoi Ejona.

Pati tha: “Epo, këtë vit kumbullat thjesht janë tharë.”.

Ejona vazhdoi: “Po, por pastor Aldi tha se ne nuk duhet të jemi kështu. Nuk duhet të shkurajohemi apo të dorëzohemi. Ne duhet të vazhdojmë t’i shërbejmë Perëndisë.”.

Pati mori në dorë një kumbull të tharë dhe tha: “Po ata si mësuesja jonë e klubit të Biblës?

Tani ajo nuk po jep mësim, sepse nëna e saj ka nevojë për ndihmë.” Ejona tregoi: “Pastor Aldi tha se është mirë të pushojmë ndonjëherë, madje të marrim pushim nga disa aktivitete, por nuk duhet të mendojmë se kemi mbaruar; duhet të vazhdojmë t’i shërbejmë Perëndisë. Madje Kam një ide! Sa herë që do të dëshirojmë të kemi reçel kumbulle vitin tjetër, kjo do të na kujtojë se duhet t’iu dëshmojmë miqve tanë.”. Pati qeshi dhe tha: “Ti dhe ilustrimi yt me shembullin e pemës së kumbullës të prekni mjaftueshëm, por s’ka gjë. Kjo është ide e mirë, dhe le ta ruajmë njëra-tjetrën për të parë nëse vërtet do t’ia dalim. Si thua?”

Ejona pohoi me kokë. “Pranoj!” tha ajo.

Po ti çfarë ke bërë së fundmi për t’i shërbyer Jezusit? A ke ndarë fletushka ungjillëzimi? A ke ftuar ndonjë në shkollën e së dielës? A i ke treguar ndokujt për Jezusin? Mbase ke dëshmuar në të shkuarën, por je shkurajuar. Mbase ke dhënë ndihmën tënde në shkollën e së dielës ose ke kënduar në korin e fëmijëve, por të është dukur sikur askush nuk të ka vlerësuar. Mos ndalo. Vazhdo t’i shërbesh Perëndisë, kështu Ai do të japë fryte në jetën tënde.

Vazhdo t’i shërbesh Jezusit!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI