Mjaft patët frikë!

Në vitin 1938, kur Bill dhe Majlldred Dillon po lundronin për në Angli për një shërbesë, u ngrit një stuhi dhe Majlldred u frikësua.

Disa vite më parë ajo gati sa nuk humbi jetën e saj kur një tornado mori përpara qytetin e Fort Uejn në Indiana. Ajo u mbulua nga rrënojat kur një grumbull tullash ra mbi të. Jo vetëm që shpina e saj u thye, por dy vertebra u shkëputën plotësisht. Mjekët dhanë shumë pak shpresë për jetën e saj gjatë natës, por edhe nëse do të jetonte, ajo nuk do të ecte më kurrë.

Më pas, në mënyrë mahnitëse, grafitë e përgjithshme tregonin se vertebrat ishin kthyer në vendin e tyre, dhe nuk kishte më nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë, shpina e saj e thyer kërkonte që i gjithë trupi të futej në allçi për dy muaj, dhe më pas ajo duhej të rimësonte që të ecte. Por kështu bëri, dhe 15 muaj më vonë ajo dhe Billi u nisën në lundrim për shërbesën e tyre të re jashtë vendit.

Kur u ngrit stuhia në mes të Atlantikut, Perëndia i kujtoi asaj që Ai kishte qenë me të në tornado dhe Ai ishte ende me të në këtë stuhi. Në fund, në orën 4:30 të mëngjesit ajo u ndje e sigurt për kujdesin e Perëndisë dhe në zemrën e saj u krijua një këngë që përgjatë viteve i ka sjellë siguri mijëra njerëzve:

E sigurt jam…

Në thellësinë e duarve të Tij

E mbuluar jam…

Me dashurinë e Tij përgjithmonë

Asnjë e keqe nuk më prek

Asnjë armik nuk më frikëson

Sepse Ai më mban ditë e natë

E sigurt jam…

Në thellësinë e duarve të Tij

Thonë se tre rregullat themelorë për përzgjedhjen e pasurisë së patundshme janë: vendndodhja, vendndodhja dhe vendndodhja. Nuk ka vendndodhje tjetër më të mirë gjatë rreziqeve se sa dora madhështore e Perëndisë, sepse Jezusi tha: “Askush nuk mund t’i marrë nga dora e Atit tim.” (Gjoni 10:29).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI